Aktualitet

Në rini “çmendi” vajzat me uiski, sot Kostaq Papa i thur vargje vetes: Vajta me pushime në fshat dhe iu prura shiun,  ishte lot i deputetit për vendlindjen… 

Ai shkruan se në fshat çoi bekimin e Zotit, shiun që në këtë stinë i nevojitet shumë tokës.
Featured image of article: Në rini “çmendi” vajzat me uiski, sot Kostaq Papa i thur vargje vetes: Vajta me pushime në fshat dhe iu prura shiun,  ishte lot i deputetit për vendlindjen…  Kostaq Papa

SARANDE- Deputeti Kostaq Papa ka vendosur që të kalojë disa ditë pushimi në vendlindjen e tij. Ai nuk ka ngurruar të thurrë disa vargje për veten dhe për vizitën në fshat, ku shprehet se çoi furtunën. Por, deputeti në vargje nuk tregohet aspak “modest”. Ai shkruan se në fshat çoi bekimin e Zotit, shiun që në këtë stinë i nevojitet shumë tokës.

Postimi i Kostaq Papës:

DEPUTETI SHKOI NË VENDLINDJE ME PUSHIME…

Deputeti shkoi me pushime në Vendlindje…
solli me vete furtunën, shiun….
5 gusht bie shi sa u bë det,
bashkë erdhi dhe bekimi nga Zoti
që të shtohet berreqet !

Bie shi me rrëmbim, sa duket
sikur fshati është afruar edhe më me detin,
por ende nuk kuptohet :
Shiu ishte lot i deputetit për Vendlindjen,
apo Vendlindja u mallëngjye me Deputetin!!?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E rëndësishme të pij toka e zhuritur ujë,
e të bjer shiu me ujë si det,
ta duam përherë vendlindjen…
sigurisht të marrim dhe berret !!

Meditim poetik i momentit në Vendlindjen mbi Butrint! 5 Gusht 2020

Kostaq Papa njihet nga të gjithë për deklaratën në Kuvend që më pas bëri edhe xhirron në rrjet. Papa teksa mundohej që të sensibilizohej me gratë kundër dhunës ndaj tyre, bëri disa deklarata seksiste. Ai u shpreh se në rini kishte pasur dhe kaçurrela dhe u mburr me faktin se femrat kur kanë qenë në krah të tij, kanë pirë më shumë uiski se ujë, një referim ky sërish diskriminues ndaj grave.

(J.V;F.G/Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment