Aktualitet

Në radhë e të mbledhur grumbull për një kafe, Durrësi s’do t’ja dijë për masat e qeverisë, rreshtohen në sheshin e qytetit por autoritetet nuk ndërhyjnë

VIDEO
Me radhë qytetarët marrin kafetë, bëjnë pagesën që duhet dhe largohen, duke lënë pas dyshime për shpërndarjen e koronavirusit.
Featured image of article: Në radhë e të mbledhur grumbull për një kafe, Durrësi s’do t’ja dijë për masat e qeverisë, rreshtohen në sheshin e qytetit por autoritetet nuk ndërhyjnë Foto nga Durresi
Përditësuar:

DURRËS– Ndërkohë që në Shqipëri janë zyrtarisht 38 persona të infektuar me Covid-19, qyteti i Durrësit vijon të tregohet neglizhent. Në pamjet e siguruara nga Dosja.al, shihet se si një grumbull qytetarësh mbidhen në qendër të qytetit dhe në mungesë të lokaleve ‘falen’ tek një makineri që bën kafe.

Me radhë qytetarët marrin kafetë, bëjnë pagesën që duhet dhe largohen, duke lënë pas dyshime për shpërndarjen e koronavirusit. Siç edhe vetë e shikoni, qytetarët nuk përdorin asnjë masë mbrojtëse, duke u treguar kështu totalisht neglizhentë për shëndetin e tyre dhe të bashkë qytetarëve të tyre. Prej dy ditësh vijon e njëjta situatë, ndërkohë që nga ana e autoriteteve nuk ka patur asnjë ndërhyrje, pavarësisht dëenoncimeve të bëra. Urdhëri i qeverisë Rama ka qenë i prerë: çdo biznes i mbyllur, përveç ushqimoreve e farmacive, si dhe ndalimi i aktiviteteve që grumbullon njerëzit. Në këtë rast, aktiviteti ka qenë ‘kafeja’ e shumë munguar e këtyre ditëve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 38 të prekur. Dy të moshuar, në Fier dhe në Lushnje, janë shtruar në terapi intensive pasi kanë pasur komplikacione me shëndetin. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Mes të infektuarve është dhe një mjek, i cili i kishte shërbyer të moshuarës që ndërroi jetë në Durrës. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(f.m/dosja.al)

Një Koment në “Në radhë e të mbledhur grumbull për një kafe, Durrësi s’do t’ja dijë për masat e qeverisë, rreshtohen në sheshin e qytetit por autoritetet nuk ndërhyjnë

  1. This press dosja seems very corrupted i think it is just another asset of th prime minister edi rama

Shto Koment