Jete & Stil

Me pamje 360 gradë! Ju prezantojmë me pishinën e ëndrrave (FOTO)

Në një lartësi prej 55 katesh, muret dhe dyshemeja e pishinës do të jenë transparente , kështu që  gjithçka, noti i shpejtë dhe bikinit do të jenë të dukshme nga kalimtarët.

MBRETËRI E BASHKUAR– Pikëpamjet nuk janë as gjëja më e çmendur për këtë pishinë me fushëpamje prej 360 gradësh. Vetëm të hyni në këtë pishinë është e mjaftueshme për t’ju bërë të ndiheni si James Bond.

Projekti për atë që mund të jetë pishina e parë në botë me një pafundësi, me pamje 360-gradë të horizontit të Londrës, u zbuluan këtë javë nga prodhuesit në Mbretërinë e Bashkuar, “Compass Pools”.

Kompania po projekton të ndërtojë një pishinë në katin e 55 të një hoteli që do të quhet “Infinity London”.

Në një përpjekje për të mbajtur pikëpamjet nga të gjitha anët e pacenuara kur njerëzit hyjnë dhe dalin nga uji, projektuesit kanë përdorur teknologji të avancuar për të ndërtuar pishinën, me të gjitha detajet e sigurisë, në një lartësi të tillë.

Pishina e cila do të bëhet me shkallë të brendshme, që të mos prishet pamja e objektit do të jetë një nga pishinat më të pazakonta në botë.

“Normalisht një shkallë e thjeshtë do të mjaftojë, por nuk duam shkallët jashtë ndërtesës ose në pishinë pasi do të prishin pamjen”,- tha dizajneri i pishinës dhe drejtorit teknik, Alex Kemsley.

Në vend të kësaj, një shkallë spirale rrotulluese do të ngrihet nga dyshemeja e pishinës kur një notar dëshiron të futet brenda ose jashtë, duke përdorur një sistem të bazuar në nëndetëse. Shkallët nuk do të pengojnë asnjë notues që kalon mbi të falë teknologjisë së avancuar.

Muret dhe dyshemeja e pishinës do të jenë transparente , kështu që  gjithçka, noti i shpejtë dhe bikinit do të jenë të dukshme nga kalimtarët.

Ndërtimi i ndërtesës nën pishinë mund të fillojë që në vitin 2020 nëse të gjithë partnerët dhe kontraktorët konfirmojnë për kontratën.

(R.L/ Dosja.al)

Shto Koment