Showbiz

Në pritje të fëmijës së parë Vilma Masha largohet nga televizioni, çdo të ndodh me emisionin e saj dhe kush do t’i zë vendin

Por teksa është në muajt e fundit të shtatzënisë, shumë shpejt pritet që të largohet nga emisioni i saj sportiv, “Gol pas goli”.
Featured image of article: Në pritje të fëmijës së parë Vilma Masha largohet nga televizioni, çdo të ndodh me emisionin e saj dhe kush do t’i zë vendin Vilma Masha

TIRANË-  Moderatorja e njohur, Vilma Masha është një prej imazheve më të dashur për publikun shqiptar. Teksa ka kaluar një vit nga martesa e saj, Vilma ka zbuluar se është në pritjen e ëmbël të fëmijës së parë.

Por teksa është në muajt e fundit të shtatzënisë, shumë shpejt pritet që të largohet nga emisioni i saj sportiv, “Gol pas goli”.

Ndërkohë edhe pse do të largohet mesa duket Vilma nuk do të qëndrojë gjatë larg ‘Supersportit’, teksa ka ka zbuluar se çfarë do të ndodhë me emisionin e saj pasi të largohet.
Është thënë që në vendin e Vilmës do të vijë një gazetare e proceseve sportive dhe që e njeh në detaje këtë fushë, ndërsa për një kohë të shkurtër emisioni do të mbyllet për një muaj e gjysmë si shkak i pauzës dimërore të klubeve.

Dhe pas kësaj kohe do të jetë po Vilma ajo që do të nis emisionin sezonin e dytë.

A.C/Dosja.al

Etiketa:

Shto Koment