Showbiz

Në pritje të ëmbël, Elisa Spiropali flet për emocionet, zbulon edhe gjininë e bebit: Do më ngjajë mua! Kam shumë neps

Ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali ka treguar të gjitha detajet e pritjes së ëmbël duke bërë publike edhe gjininë e fëmijës.
Featured image of article: Në pritje të ëmbël, Elisa Spiropali flet për emocionet, zbulon edhe gjininë e bebit: Do më ngjajë mua! Kam shumë neps Elisa Spiropali

TIRANË– Ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali ka ndarë për herë të parë emocionet e të bërit nënë për herë të dytë. 

E ftuar në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ka treguar të gjitha detajet e pritjes së ëmbël duke bërë publike edhe gjininë e fëmijës.

E donim këë fëmijë. Nalta në fakt nuk e donte. Tani u mësua dhe po e pet me gëzim. Në fillim ishte e prerë. Ka shoqe e shokë që kanë motra e vëllezër tani e kupton. Nuk ka kërkesa për motra e vëlla. Çuditërish bashkëshorti im është baba vajzash, por shumë të lumtur që është një fëmijë. Fëmijët janë bekime. Nuk i doli qejfi është djalë. Po shpresoj që djalin ta kem timin, se e shoh që Nalta me babin ka afërsi më të madhe. Edhe ajo pas atij dhe ai pas asaj. Djali besoj është i imi. Unë nuk jam manjake e shëndetit. Kam bërë aq sa është normale. Ha pak më shumë se kam neps. Për të kripurat dhe pikantet. Turshitë, ushqimet me piper. Djali do më ngjajë mua. Si mami!,”- ka rrëfyer Spiropali.
(k.m/dosja.al)

Shto Koment