Showbiz

Në prag të martesës me Shkëlzenin, Armina Mevlani një ‘Hirushe’ bjonde: Dua të kërcej me tyre deri kur të jem 90-vjeç

"Dua të kërcej me ty deri kur të jem nëntëdhjetë vjeç."- kjo është dëshira e madhe e Arminës.
Featured image of article: Në prag të martesës me Shkëlzenin, Armina Mevlani një ‘Hirushe’ bjonde: Dua të kërcej me tyre deri kur të jem 90-vjeç Armina Mevlani dhe Shkelzen Berisha

TIRANË- Blogerja e njohur shqiptare, Armina Mevlani është një ndër emrat  më të përfolur të shoëbizzit shqiptar. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale nga ku poston vazhdimisht momente nga jeta e saj.

Vetë  ajo e ka pranuar pak kohë më parë se është duke bërë plane për martesën  me partnerin e saj, Shkëlzen Berisha që prej kohësh janë  në një marrëdhënie dashurie.

Së fundmi përmes disa postimeve në Instastory Armina ka treguar se dasma  e saj mund të jetë shumë afër edhe pse nuk ka dhënë një datë, por këtë po e lë të nënkuptuar sepse  në foton që ka publikuar sot  tregon një çift, madje madje është ka përzgjedhur një  fragment nga Hirushja.

Detaji i vellos së bardhë sigurisht që nuk është pa kuptim, për ta përforcuar pastaj  me  një tjetër postim ku shkruan: Dua të kërcej me ty deri kur të jem nëntëdhjetë vjeç.

E ky status me shumë gjasa i dedikohet partnerit të saj, Shkëlzenit.

A.C/Dosja.al

Shto Koment