KRYESORET
Editorial

Në prag festash kufizimet e reja, çfarë po ndodh me kryeministrin Boris Johnson?

23 Dhjetor 2021, 13:36 Nga DOSJA
Në prag festash kufizimet e reja, çfarë po ndodh me

Nga Tanya Gold

Gjatë pandemisë së Covid-19, ne britanikët u fiksuam pas motos “Shpëtoni Krishtlindjet!”, sikur kjo festë të ishte një kafshë shtëpiake shumë e dashur, e rrezikuar të goditej nga virusi. Megjithatë Krishtlindjet tona janë realisht në rrezik.

Varianti i ri i koronavirusit, Omicron, për të cilin kryeministri Boris Johnson deklaroi se mund të sjellë një valë të re të madhe të rasteve, kërcënon të prishë planet festive të miliona njerëzve.

Pas vitit të kaluar, kur qeveria vendosi kufizime për përzierjen e familjeve në pragun e Krishtlindjeve, mundësia e një tjetër feste të prishur po e shokon sërish kombin. Pema e Krishtlindjes, që na e dhurojnë çdo vit norvegjezët për të qëndruar në sheshin Trafalgar në Londër, në shenjë falënderimi për ndihmën që u dha Britania gjatë Luftës së Dytë Botërore, është dukshëm më pak e dekoruar këtë dimër.

Si për të përkeqësuar gjërat, edhe mbretëresha jonë nuk është mirë me shëndet. Dhe në mesin e gjithë kësaj panorame, qeveria e Johnson është zhytur në nivele të reja të korrupsionit, ngërçit dhe të paaftësisë. Ndaj këtë fundvit, britanikët kanë pak arsye të jenë të gëzuar.

Situata ishte shumë ndryshe në fillim të vitit. Qeveria i shpërndau vaksinat më shpejt sesa çdo vend tjetër në Evropë. Po ashtu, Britania priti takimin e G7-ës dhe samitin global mbi ndryshimet klimatike. Çdo efekt negativ i Brexit, mund të shfajësohej me pandeminë aktuale.

Gjërat dukeshin si më të shndritshme për njëfarë kohe, sidomos nëse nuk i shihje nga afër shifrat në rritje të varfërisë së fëmijëve, apo planet e qeverisë për të kufizuar protestat, për të kriminalizuar refugjatët, dhe për të ushtruar më shumë kontroll mbi gjyqësorin.

Por dimri ka mbërritur. Kufizimet e reja të lëvizjes, të quajtura ndryshe edhe “Plani B”, janë duke u zbatuar gradualisht. Në Angli njerëzit po këshillohen të punojnë nga shtëpia, ndërsa mbajtja e maskave dhe pasaportat e vaksinimit, do të jenë të detyrueshme në akoma më shumë vende publike.

Si gjithmonë nën drejtimin e zotit Johnson, rregullat e vendosura përjetohen si arbitrare dhe të keq-menduara. Punoni nga shtëpia, por mund të shkoni në teatër; mbajeni maskën brenda një taksie, por jo në bar. Dhe ne nuk e dimë ende se çfarë kufizimesh të mëtejshme do të vendosen, ndërsa Omicron po vijon të përhapet.

Problemi është:A do t’i respektojnë këto masa njerëzit, kur ka gjasa që vetë zoti Johnson – nëse e kaluara është njëfarë udhërrëfyesi – nuk do t’i zbatojë ato? Tek e fundit, është thyerja e kufizimeve, ajo që e ka zhytur atë në telashe.

Sipas shumë burimeve, në dhjetorin e vitit të kaluar, në selinë kryeministrore në Downing Street 10, pati një festë. Në atë kohë, festat ishin zyrtarisht të ndaluara, dhe shumë njerëz po vdisnin nga Covid-19 në spitalet e gjithë Britanisë, duke iu mohuar pasjen pranë të njerëzve të tyre të dashur.

Kjo është ironike, pasi ne e pëlqenim atë dikur pikërisht për mendjelehtësinë e tij. Por mendjelehtësia në një periudhë pandemie, është më pak e pëlqyer sesa dikur. Detajet e asaj feste kanë dalë kohë pas kohe. Javën e shkuar, në rrjet u publikua një video në të cilën këshilltarët e kryeministrit po diskutonin sesi do t’u përgjigjeshin pyetjes së mediave rreth festës në fjalë.

Zëdhënësja e kryeministrit, Allegra Stratton, e cila më pas dha dorëheqjen, tha me të qeshur:”Kjo festë imagjinare ishte një takim pune, pa distancim social!”. Të gjithë qeshën. Dhe tek ajo e qeshur, ishte tmerrësisht ie qartë fakti që prirja e zotit Johnson për t’u rrethuar nga njerëz pa përvojë, krijon me të drejtë një vakum serioz, në rastet kur një qeveri duhet të jetë vërtet funksionale.

Zonja Stratton u punësua për të qenë zëri i qeverisë së tij, dhe për të mbajtur konferenca të përditshme informuese në stilin amerikan. Në fund, u transmetua vetëm një prej tyre, dhe ishte vërtët skandaloze. Sot janë të gjitha shenjat se Partia Konservatore po zbret në sondazhe në vendin e dytë, ndërsa edhe popullariteti i zotit Johnson po vazhdon të bjerë me shpejtësi.

Duke sikur ka kaluar shumë kohë që nga zgjedhjet e dhjetorit 2019, kur vendi i dha atij një shumicë gjigante prej 80 mandatesh diferencë. Parë në retrospektivë, fushata elektorale e konservatorëve ishte shumë romantike.

Një nga spotet elektorale në fushatën e zotit Johnson, ishte një parodi e një skene nga filmi “Love Actually”, në të cilën një burrë qëndron para shtëpisë së një gruaje të martuar, dhe i thotë asaj se e dashuron, duke përdorur simbole të shkruara.

Në rastin konkret simbolet lidheshin me Brexit. “Dhëntë Zoti, deri vitin e ardhshëm do ta kemi përfunduar Brexit!”. Por domethënia ishte e qartë. Zoti Johnson ishte një “dashnor”, dhe vendi ishte i joshur nga ai. Flirtet përmbajnë zakonisht ndenja shumë të zjarrta, por që fiken shpejt.

Tani 2/3 e vendit nuk i besojnë më kryeministrit, dhe gjysma e britanikëve mendojnë se ai duhet të japë dorëheqjen. Sipas një zyrtari, edhe gjendja në Partinë Konservatore është si mos më keq. Edhe ministrat e kabinetit të tij, besojnë se ai e ka imponuar “Planin B” për ta shkëputur disi vëmendjen nga “kriza e partisë”.

Shumë ligjvënës konservatorë që janë zemëruar me kryeministrin, po planifikojnë t’i kundërshtojnë kufizimet e reja. Zgjedhjet e pjesshme që mbahen të enjten në një zonë, të shkaktuara nga dorëheqja e një deputeti të korruptuar, të cilin Johnson ishte përpjekur që ta shpëtonte, mund të jenë një tregues i mirë, se sa janë distancuar prej tij votuesit konservatorë.

Diku tjetër, vazhdojnë të shtohen akuzat për korrupsion. Mbi të gjitha është skandali i financimit të rikonstruksionit të banesës së zotit Johnson në Downing Street. Javën e kaluar Komisioni Zgjedhor e gjobiti Partinë Konservatore me 17.800 paund për mos-raportim të saktë të donacioneve që u paguan për rinovimin e banesës.

Ndërkohë thuhet se këshilltari mbi standardet etike të qeverisë, po mendon të japë dorëheqjen, pasi me sa duket ishte gënjyer nga Boris Johnson lidhur me këtë çështje. Vendi po përballet me probleme serioze, jo vetëm me pandeminë dhe pasojat nga Brexit, por edhe me një krizë energjie, një stanjacion ekonomik, dhe një inflacion shumë të lartë.

Nuk ka asnjë shenjë se kryeministri mund të merret seriozisht me to, dhe aq më pak t’i zgjidhë. Ai është shumë i shqetësuar me mbijetesën e tij politike. Fjalimi drejtuar kombit të dielën mbrëmjen e të dielës, ishte i lodhshëm dhe me shumë fjalë boshe.

Ai mund të ishte shpërndarë fare mirë me një email. Ndërsa po shohin rrëzimin  e narratives politike të zoti Johnson, britanikët po ndjejnë se jetojnë në një vend në krizë.  Ne nuk e dimë nëse kryeministri mund ta shpëtojë dot veten e tij, dhe jo më Krishtlindjet.

Burimi: The New York Times

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

Sondazh

Poll

Editorial 19 Dhjetor 2021, 09:31

Partia e madhe në dorë të njerëzve të vegjël!

Nga dje, Partinë Demokratike po përpiqen ta drejtojnë disa njerëz të vegjël. Përdorimin e fjalës “të vegjël” e kam në dy kuptime, si për nga mosha ashtu edhe pë...

Editorial 12 Dhjetor 2021, 06:50

Berisha, zoti i pavdekshëm i gjurulldisë

Nga Arlind QoriSali Berisha nuk vdiska kurrë. Për herë të parë emrin e tij e kam dëgjuar kur isha 9 vjeç, dikur nga janar-shkurti i 1991, kur një fqinj u...

Editorial 11 Dhjetor 2021, 19:20

Agonia mbaroi

Çdo njeri ndez një dritë të vetën e cila shpalos përpara të tjerëve fuqinë dhe forcën individuale të tij. Mënyra e vetme për ta ndezur atë është nëpërmje...

Aksident në Maminas, përfshihen gjashtë makina

Aksident në Maminas, përfshihen gjashtë makina

'Ka rrjedhje të sekretit hetimor?' Kraja-Majkos: Për non-gratat s'përgjigjem

Komisioni/ Kraja: Me paratë e konfiskuara kemi ngritur laboratorë eksperimentale

'A ndërhyn Rama dhe ministrat në punën tuaj?/ Kraja - Alibeajt: S'komentoj, zbatoj ligjin

Dosja e Aleks Nikës/ Ndreca: A mund të transferohet në SPAK? Kraja: Duhet vlerësuar

Dvorani dhe Ina Rama për President? Berisha: Janë subjekte të ndjekjes penale

Ç'do bëhet me Teatrin Kombëtar? Zotohet Berisha: Do ndërtohet siç ka qënë

8 emrat e PD për President, Berisha: Parodi e neverishme, keqpërdorim i Ramës

FMN propozoi shkrirjen e Bordit, Berisha: Të ndërhyhet me urgjencë për çështjen e borxhit

A e përdori PD për të justifikuar non-gratën? Berisha: Partia më ka penguar

'Non-grata' në gjykatën franceze, Berisha: Ka 2 faktorë kundër meje

Nëse vjen Berisha, PD duhet të pezullohet nga PPE, ish-kryeministri: Gaboi!

Berisha thirrje BE: Na hapni negociatat! Nuk e meritojmë, por po s'ndodhi sjell trazira në rajon

'Shqipëria anëtar i asociuar i BE'/ Rama: Mbështes vizionin e Macron

Gjermania kundër Ballkanit të Hapur? Rama: Ushqim për konsum lokal

'Ballkani i Hapur'/ Charles Michel: E mbështes, uroj që të gjithë t'i bashkohen nismës

'Ndryshojmë kursin'/ Rama: Nëse Bullgaria s'hap rrugë, do i shpëtojmë kthetrave të tyre

Integrimi/ Pse duhet mbajtur peng Shqipëria? Michel: Duhen zgjidhur konfliktet, ju mbështes

Integrimi në BE, Charles Michel: Angazhimi ynë nuk ka ndryshuar

Integrimi në BE/ Rama: Kemi hedhur hapa njëjtë si vendet që i kanë çelur negociatat

Aksioni i SPAK, Berisha: U dekonspirua, Edi Rama u shqetësua, dha mesazh tek bandat

Raporti i FMN, Ibrahimaj: Do jemi më të kujdesshëm, do analizojmë çmimet

Autori i vë zjarrin furgonit të policit në Shkodër, i maskuar si grua

Demokratja-Berishës: Ti je i ndershëm, këta të tjerët kanë nga 100 dashnore

Emri i presidentit të ri, Alibeaj flet për firmat: I kam! Në mbledhje sot ishin 26 deputetë

Negociatat për president tek PD, Alibeaj: Nesër pasdite do kemi mbledhje tjetër

17 shoferë “dru” në timon, 27-vjeçari rreh efektivin e Policisë teksa e shoqëronte

A janë arrestimet e Nuredin Dumanit? Kreu i SPAK se "lëshon" PENTITON: Nuk flas dot...

Pse s'janë arrestuar Ervis Martinaj dhe Suel Çela? Kraja dhe Nano: Po i kërkojmë akoma...

Ka dyshime për dekonspirtim?Kreu i SPAK: Jo!Do i shkojmë deri në fund, s'ka rëndësi sa të fortë janë

Cili ka qenë roli i shefit të Krimeve, Palushit? Arben Kraja: Ka shpërduar detyrën!

ZBULOHET emri i aksionit të SPAK, kuptimi! Kush e kishte "plumbin e artë"...

MEGAAKSIONI, Arben Kraja jep DETAJE: Shkatërruam 8 banda, të dhunshëm, paguanin shumë për vrasje

Zgjedhja e Presidentit, Bylykbashi: Alibeaj ka marrë përsipër t’i sigurojë Ramës votat

Shpërthim me tritol në lokalin Radhimë! Ambienti i marrë me qira nga kunati i Çelës

Momenti kur djali i Arben Mërkurit largohet nga vendngjarje, ia vranë të atin para syve

Vrasja në Sukth, dalin pamjet nga vendngjarja

'A ka më deputetë që hetohen?'/ Arben Kraja 'kyç gojën': Nuk jap përgjigje, e thotë ligji

Kreu i SPAK: 80% të rasteve që kemi në dorë, as që e dinë se janë nën hetim

Dosja 184 s'i "shqitet" Ulsi Manjës, Tabaku ia kujton para Arben Krajës, ministri: Kam një merak

PS sulmon SPAK, Balla: Pse s'hetohet Berisha? Tabaku e mbron: Shikoni "non grata-t" tuaja

'41 prokurorë janë shkarkuar'/ Kreu i KLP: Disa janë kërcënuar me jetë, u morën në mbrojtje

Qeveria miraton fond shtesë 160 mln lekësh për federatat sportive dhe sportistët elitarë

Manastirliu: Kemi miratuar financim shtesë për sistemin shëndetësor

Conferencë League! 25 Maji ditë pushimi, s'lejohen makinat, 'mbyllet' Tirana

Procesi i Rindërtimit, Ahmetaj: Do ndërtojmë 167 shkolla, 137 kompani marrin pjesë, program unik

Me kë e ka? Rama: Flet shumëkush për bujqësinë, ose s'kanë lidhje ose s'kuptojnë

Presidenti i ri/ Arrihet akordi! Balla-opozitës: Deri në raundin e tretë propozimet i keni ju

Presidenti i ri/ Balla-opozitës: Deri në raundin e tretë propozimet i keni ju

Basha lë me 'hije' kolegët, Agron Duka frikë të bëjë llogari: Se mos bëj ndonjë gabim?