Politike

‘Ne po rrimë brenda, ashtu siç ke thënë ti’/ Rama kënaqet me të moshuarën nga Vlora: Të fala të dashurit!

VIDEO
Pasi Rama i premtoi një zgjidhje të problemit të saj, e moshuara nxitoi që të siguronte kryeministrin se kishte qëndruar brenda pikësisht ashtu siç kishte kërkuar ai. 
Featured image of article: ‘Ne po rrimë brenda, ashtu siç ke thënë ti’/ Rama kënaqet me të moshuarën nga Vlora: Të fala të dashurit! Edi Rama

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka telefonuar një qytetare nga Vlora, e cila kishtë lënë ankesën e saj në portalin e qeverisë. Pasi Rama i premtoi një zgjidhje të problemit të saj, e moshuara nxitoi që të siguronte kryeministrin se kishte qëndruar brenda pikësisht ashtu siç kishte kërkuar ai.

TELEFONATA E RAMËS ME QYTETAREN:

Edi Rama: Si je?

Qytetari: Të paftë i madh Zoti, dëgjon nënën tani. Kam vajzën e ndarë me dy fëmijë. Në Vlorë janë. Qiramarrësi e ka të shoqen me tumor dhe do ta shesi shtëpinë

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Edi Rama: Merri emrin e pronarit dhe do të të marrim ne prapë në telefon

Qytetari: Mirë, se ne po rrimë brenda, dy pleq jemi. Ashtu siç na ke thënë ti.

Edi Rama: Ashtu bëni, mos dilni jashtë. Të fala të dashurit.

Ndërkohë numri i personave të infektuar në vendin tonë ka në shkuar në 243, ndërkohë që 13 persona kanë ndërruar jetë. 52 persona janë të shëruar. Harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 129 raste në Tiranë, 26 në Durrës 23 në Fier dhe 15 në Korçë. Qytetet e tjera kanë nga 1-5 raste. Aktualisht janë 77 të shtruar, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 3 janë të intubuar.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment