Diaspora

Në paris mes studentëve shqiptarë, Anila Hyka: Do forcojmë lidhjen me komunitetin shqiptar

Në një status në Facebook, Anila shkruan se mes të rinjt ndjehet gjithmonë e re dhe bën me dije se Associacion Albania, është angazhuar të përkrahë dhe t’ju krijojë mundësi çdo projekti që do ti shërbejë forcimit të lidhjes mes studentëve në komunitetin shqiptar.
Featured image of article: Në paris mes studentëve shqiptarë, Anila Hyka: Do forcojmë lidhjen me komunitetin shqiptar Anila Hyka

FRANCË– Anila Hyka Smørgrav, një shqiptare e cila punon në Paris ka publikuar disa foto me studentë shqiptarë. Në një status në Facebook, Anila shkruan se mes të rinjt ndjehet gjithmonë e re dhe bën me dije se Associacion Albania, është angazhuar të përkrahë dhe t’ju krijojë mundësi çdo projekti që do ti shërbejë forcimit të lidhjes mes studentëve në komunitetin shqiptar.

Mes studentëve ndjehesh gjithnjë e re. Kënaqësi të isha e ftuar në takimin e rradhës me rrjetin e studentëve të zonës së Parisit, të shkëmbenim mendime përvojat tona si dhe ndarje idesh të reja për bashkëpunim. Përmes Associacion Albania, studentët dhe të rinjtë do të gjejnë jo vetëm mbështetjen për aktivitete të ndryshme të studentëve por Albania është angazhuar të përkrahë dhe ju krijojë mundësi çdo projekti që do ti shërbejë forcimit të lidhjes mes studentëve në komunitetin shqiptar , ndihmës për tu integruar me mirë, si dhe që promovon përpjekjet e tyre për të kontribuar në vendin amë. Faleminderit organizatorëve të Albania Kastriot Gjoni , Erjon Rexhvelaj dhe Ardit Kuqa. Dhe veçanërisht Emiranda Cufi për aktivizimin e grupit të studentëve shqiptarë në ESTP Paris,”- shkruan ajo krahas fotove.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 

Etiketa:

Shto Koment