Bota

‘Ne nuk përjashtojmë asgjë’, Netanyahu jep sinjale pozitive mbi përpjekjet për t’i dhënë fund luftimeve

Ai tha më parë se Izraeli po luftonte për të rivendosur qetësinë dhe për të maksimizuar sasinë e kohës që çdo armëpushim me Hamasin do të zgjaste.
Featured image of article: ‘Ne nuk përjashtojmë asgjë’, Netanyahu jep sinjale pozitive mbi përpjekjet për t’i dhënë fund luftimeve Benjamin Netanyahu

IZRAEL– Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu sapo ka informuar gazetarët e huaj mbi përpjekjet për t’i dhënë fund luftimeve.

Ne nuk po qëndrojmë me një kronometër. Ne jemi duke u kujdesur për objektivat e operacionit.”– tha ai.

Sipas BBC, ai tha më parë se Izraeli po luftonte për të rivendosur qetësinë dhe për të maksimizuar sasinë e kohës që çdo armëpushim me Hamasin do të zgjaste.

Ekzistojnë vetëm dy mënyra në të cilat ju mund të merreni me ta. Ju ose mund t’i pushtoni – dhe kjo është gjithmonë një mundësi e hapur – ose mund t’i pengoni ata,”– tha Netanyahu.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ne jemi të angazhuar tani në parandalimin e fuqishëm, por më duhet të them se nuk përjashtojmë asgjë.“- shtoi ai.

Luftimet nisën pas një përplasje mes policisë izraelitëve dhe palestinezëve në vendin e shenjtë në Jeruzalemin lindor. “Haram al sharif” është Mali i Tempullit dhe frekuentohet edhe nga myslimanët palestinezë edhe nga izraelitët. Përplasjet vazhduan dhe autoritetet izraelite përgjatë muajit të Ramazanit kërkuan të dëbonin familjet palestineze që jetojnë në Jeruzalemin lindor. Gjatë përplasjeve, Hamas kërkoi që qeveria izraelite të largonte policinë dhe të mos dëbonte familjet por thirrjet nuk u dëgjuan.

(d.a/dosja.al)

Shto Koment