Virale

“Në një vend ku  merren model ku*vat, askujt s’i plas për artin”/ “Lumë” memesh në rrjet për shembjen e teatrit, shenjëstrohet Rama

FOTO
"Lumë" memesh në rrjet për shembjen e teatrit.
Featured image of article: “Në një vend ku  merren model ku*vat, askujt s’i plas për artin”/ “Lumë” memesh në rrjet për shembjen e teatrit, shenjëstrohet Rama

Tiranë- Mëngjesin e sotëm fadromat e INUV shembën godinën e Teatrit Kombëtar. Ndërkohë në sheshin pranë Teatrit Kombëtar vijon protesta e qytetarëve, për këtë vendim të Këshillit Bashkiak të Tiranës. Por në rrjet nuk kanë munguar as memet për këtë çështje.

“Në një vend ku  merren model ku*vat dhe gangot, askujt nuk i plas për artin”, thuhet në një nga memet. Ndërsa në një tjetër shfaqet Edi Rama dhe godina e Teatrit Kombëtar. .“Miq mund të dilni të qetë nga shtëpia, virusi iku“, shkruhet në këtë meme. Këto meme janë bërë virale në rrjet dhe kanë ngjallur edhe shumë reagime.

MEMET:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjatë orëve të para të ditës së sotme është shembur godina e Teatrit Kombëtar. Aksioni për shembjen e kësaj godine nisi në 04:30 të mëngjesit të sotëm, ku pati përplasje dhe pak orë më vonë godina u shemb plotësisht. Mësohet se në Polici janë shoqëruar Gazment Bardhi, Edi Paloka, aktori Neritan Liçaj, Monika Kryemadhi, Robert Budina, Titi Seranaj, Silva Caka dhe dhjetëra qytetarë. Por përplasjet vijojnë, pak më parë dhjetëra qytetarë çanë kordonin e policisë, në sheshin pranë teatrit. Basha ka paralajmëruar aksion opozitar, ndërsa Kryemadhi iu bëri thirrje shqiptarëve që braktisin gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

J.V/Dosja.al

Shto Koment