Showbiz

Foto/ Në një lidhje dashurie me Redjan Rrajën, Kejvinës ‘s’ia ndjen’ pas përballjes me prokurorinë për atentatin ndaj Ndojës, provokon nga Instagrami

Por, pavarësisht situatës së 'nxehtë' në të cilën ndodhet i dashuri i saj që njihet ndryshe si 'Dara' i krujës, ish-velina e "Xing me Ermalin" duket të jetë mjaft e ftohtë, të paktën me aq samund të shohik në rrjetet sociale.
Featured image of article: Foto/ Në një lidhje dashurie me Redjan Rrajën, Kejvinës ‘s’ia ndjen’ pas përballjes me prokurorinë për atentatin ndaj Ndojës, provokon nga Instagrami Kejvina Kthella dhe Redjan Rraja
Përditësuar:

TIRANË– Modelja Kejvina Kthella po tregohet mjaft indiferente ndaj faktit që vetëm pak ditë më parë u përball me grupin hetimor në lidhje me atentatin ndaj prokurorit Ndoja. Ishin mesazhet dhe telefonatat e shpeshta me të dashurin e saj Redjan Rrajën, që është i vetmi i arrestuar në lidhje me këtë çështje, ato që e çuan në dyert e prokurorisë.

Por, pavarësisht situatës së ‘nxehtë’ në të cilën ndodhet i dashuri i saj që njihet ndryshe si ‘Dara’ i krujës, ish-velina e “Xing me Ermalin” duket të jetë mjaft e ftohtë, të paktën me aq samund të shohik në rrjetet sociale.

Kejvina Kthella vijon me postimet e saj dhe vetëm para katër orësh ka publikua një foto me buzë të kuqe dhe mjaft provokuese. Me flokët me gërsheta, 24-vjeçarja vijon jetën e saj normale, pavarësisht lajmeve të bujshme që qarkullojnë në media, teksa zhurmon lidhja e saj me Rrajën, që tashmë do të përballet me akuzën e vrasjes.

Por pse u mor në pyetje Kejvina Kthjella? 

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se modelja 24-vjeçare u pyet nga grupi hetimor për marrëdhënien e saj me akuzuarin Redjan Rraja. Shkak për këtë është bërë alibia që Rraja ka zbuluar dy ditë më parë për hetuesit, kur ka thënë se nuk ka patur gisht në atentatin e 1 nëntorit, pasi në atë kohë kur ka ndodhur ngjarja ai ka qenë bashkë me të dashurën e tij. Alibia e Rrajës sqaron edhe marrëdhënien e tij me Kejvinën, ku i “forti” i fisit Rraja, shkon edhe më tej kur thotë se Kejvina nuk është thjesht një shoqe…

“Isha me të dashurën time atë ditë. Unë nuk kam lidhje me atentatin.”-ka thënë Rraja.

Për këtë arsye, grupi hetimor mori në pyetje Kthellën, ku i është sekuestruar edhe telefoni. Ende nuk dëshmia e modeles në polici, por Redjan Rraja u la në burg nga gjykata, e cila caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërkohë që vepra penale . Akuza e vrasjes “kundër dy ose më shumë personave”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë” do të kthehet në atë të vrasjes. Ndërkohë mbeten në fuqi akuzat për  “Vrasja e funksionarëve publikë”, e mbetur në tentativë, që lidhet me prokurorin Arjan Ndoja dhe  dhe “Armëmbajtja pa leje”.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment