Sociale

Në ndihmë të familjeve në nevojë, Komuniteti Mysliman i Krujës dhuron ushqime për banorët e izoluar

Myftiu i Krujës Erjol Haxhiu ka theksuar se Komuniteti Mysliman në Krujë është në aktivitet të pandërprerë në gjithë zonat e Krujës.
Featured image of article: Në ndihmë të familjeve në nevojë, Komuniteti Mysliman i Krujës dhuron ushqime për banorët e izoluar Shpërndarja e ndihmave

KRUJË- Komuniteti Mysliman i Krujës, ka vijuar pandërprerë humanizmin e tyre në disa fshatra të  këtij rrethi. Qëllimi i tyre është t’u vijnë në ndihmë familjeve më në nevoja dhe konkretisht kanë dhuruar një kontigjent ndihmash për familjet e të moshuarve, invalidë dhe kanë përzgjedhur ato që jetojnë në çadra dhe me probleme të thella ekonomike.

Myftiu i Krujës Erjol Haxhiu ka theksuar se Komuniteti Mysliman në Krujë është në aktivitet të pandërprerë në gjithë zonat e Krujës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndihmat në ushqime, detergjentë, veshmbathje etj, janë shpërdarë në zonat e prekura nga tërmeti 26 nëntorit, dhe tashmë kemi vijuar dhe në këtë stiautë të krijuar nga virusi Covid-19, duke ju ardhur sa dopak në ndihmë dhe për t’u lehtësuar problemet ekonomike këtyre familjeve. Haxhiu ka thënë se ky mision humanitar do vazhdojë në vijimësi në tërë fshatrat e Krujës.

(Dosja.al)

Shto Koment