
Përditësuar:
SPANJË– Aventura e Eden Hazard te Reali i Madridit po rezulton vërtetë e pafat, pasi dëmtimet e vazhdueshme e kanë lënë më tepër në infermieri sesa në fushë dhe kjo shpjegohet edhe me numrin e paktë të ndeshjeve që ka luajtur me fanellën e “Los Blancos”.
Sezonin e shkuar numëroi vetëm 16 paraqitje në total, nga ku mundi të shënojë vetëm një gol. Ndërkohë në këtë sezon të ri u rikthye me gol, por fati i keq e përndoqi sërish. Nga infektimi me Covid-19 e deri te lëndimi i radhës në ndeshjen e sotme.
Hazard detyrohet të lërë fushën e lojës në takimin kundër Alaves vetëm pas 28 minutash, pasi ndjeu një shqetësim muskulor në këmbën e djathtë.
E.Ç (Dosja.al)