Argetim

“Në mes të majit do të fitojmë lirinë”, astrologia Meri Gjini bën parashikimin: Pas datës 15 sukses dhe propozime të reja

Astrologia Meri Gjini tregoi se sipas parashikimit pas datës 15 maj do të jemi në gjendje të planifikojmë dhe udhëtimet verore pasi do të fitojmë lirinë.
Featured image of article: “Në mes të majit do të fitojmë lirinë”, astrologia Meri Gjini bën parashikimin: Pas datës 15 sukses dhe propozime të reja Astrologia Meri Gjini.

TIRANËE ftuar në emisionin “Rreze Dielli”, astrologi Meri Gjini ka treguar se muaji maj pritet të jetë një muaj plot atmosferë të mirë dhe i suksseshëm, sidomos pas datës 15. Gjithashtu ajo ka sugjeruar se nuk është kohë për të debatuar, dhe duhet të shmangim konfliktet me eprorët. Gjithashtu një këshillë tjetër ishte të shikojmë qartë dhe të mos mashtrohemi nga gjërat që shkëlqejnë, sepse dukja gënjen gjithmonë.

“Më në fund do të mund të them me bindje të plotë se do të kenë shance shumë të mira përsa i përket rregullimit të atmosferës si në profesion, si me veten si me trupin, si me raportet e tyre. Kjo do të vijë ekzaktësisht pas datën 15, ekzaktësisht në datën 14 kur marsi do kalojë tek peshqit. Kanë dhe një hënë të re me datë 22 tek vetja që do të bëjë vendosjen në vijë të drejtë dhe të qartë apo marrjen e iniciativës përsa i përket çeshtjes së profesionit. Deri me datën 12 duhet të kenë parasysh dy gjëra.E para nuk është koha për të debatuar apo qartësuar me eprorën e tyre dhe e dyta, jo çdo gjë që shkëlqen është flori. Që do të thotë mund ta gjejnë veten shumë lehtësisht të mashtruar apo manipuluar. Përgjatë gjithë verës saturni do të japi zgjidhje për çeshtje të mbartura,”,- është shprehur astrologia Meri Gjini.

Gjithashtu astrologia Meri Gjini tregoi se sipas parashikimit pas datës 15 maj do të jemi në gjendje të planifikojmë dhe udhëtimet verore pasi do të fitojmë lirinë.

Dashi

Do të jeni pak më të ashpër me njerëzit deri në datën 14, ndaj bëni mirë të shmangni pjesën e kritikave. Ajo që është e rëndësishme, do të merrni një vendim për pjesën e profesionit. Përsa i përket pjesës emocionale, nuk do kaloni në vendime drastike, pavarësisht lëkundjeve tuaja.

Demi

Vetëbesimi do të jetë në nivele të larta. Keni nevojë për të lëvizur, për të udhëtuar. Megjithatë në këtë dëshirë e sipër mund të prishni pak ekuilibrat në raportet personale. Pjesa e organizimit të raporteve me bashkëpunëtorëve, do të jetë prioritet gjatë këtij muaji. Do të duhet të tregoheni tolerantë.

Binjakët

Do të keni shanse shumë të mira për të përmirësuar raportet në punë por edhe me trupin tuaj, megjithatë kjo do të ndodhë pas datës 15 Maj. Do të keni ritëm dhe lëvizje të përshpejtuara në punë. Do të keni propozime të rëndësishme në punë nga data 12-15. Para datës 12 duhet të keni parasysh që nuk është koha të ziheni me eprorët tuaj. Do të keni zgjidhje edhe për cështje të mbartura.

Gaforrja

Nuk do të keni ndihmesa të mëdha për gjëra të mëdha, por do të keni mundësinë të tregoni vlerat tuaja në punë e familje. E shoqëruar kjo edhe me rritjen e vetëbesimit, por edhe egon suaj që do ta nxirrni në shtëpi. Duhet të bëni kujdes sepse mund ta teproni me nervozizmit tuaj.

Luani

Do të jetë disforik ky muaj për ju. Nga një anë janë bankat, detyrimet dhe nga mesi I muajit do të merrni një përgjegësi që mbase nuk ju pëlqen. Por nga data 22 e Majit do të vërtëtohet që keni bërë mirë.

Virgjëresha

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pavarësisht sesi do të marrin gjërat, nuk do ta prishni rutinën tuaj. Përsa i përket cështjeve të punës, do të dilni fitimtarë dhe do t’i jepni drejtimin e duhur gjërave. Do arrini të keni edhe nivel prodhimtarie të lartë në punë.

Peshorja

Do të keni mundësi që pjesën e punës dhe familjes ta keni të qetë dhe të vlerësuar. Kjo shije e mirë do të zgjasë të paktën deri në gusht. Përsa i përket pjesës emocionale, në pjesën e fundit të muajit do të gjeni qetësi, pavarësisht debateve gjatë muajit.

Akrepi

Keni një të përditshme me ritëm të përshpejtuar, dhe kjo të bëjë që të harroni veten. Marsi te Peshqit do ju japë mundësinë që të merreni edhe me veten. Përsa i përket marrëdhënieve në çift, do të kërkoni më shumë dashuri, dhe do të kërkoni të merrni më shumë sesa jepni.

Shigjetari

Do përpiqeni që të mbuloni pasiguritë tuaja me tonacione të larta në ambientet e punës. Kjo do të bëjë të dukeni të paqartë dhe të luhatur. Do të riorganizoni nga fillimi çështjet e profesionit. Do ju duhet të merrni vendime të rëndësishme. Nga 15-18 maj do të keni luhatje të cilat fatmirësisht nuk kanë lidhje me ekonominë dhe shëndetin.

Bricjapi

Do të keni mundësi të konsolidoni gjërat e vogla. Duhet të kontrolloni xhepin tuaj, por edhe lodhjen. Do të ndërmerni iniciativa për humanizëm apo edhe gjëra kreative.

Ujori

E keni nisur muajin me analiza të vetvetes dhe nuk jeni shumë të kënaqur. Keni një tendencë për të gjetur zgjidhje, të cilat do t’I gjeni nga mesi i muajit në datat 12-22 maj. Ajo që do të shijoni më shumë është suporti i familjes.

Peshqit

Frika se mos nuk ia dilni mbanë ekonomikisht, është problematika juaj kyçe. Do të keni propozime pune. Keni mundësi të nxirrni kreativitetin dhe të prodhoni ide të bukura për t’ iu përshatur kësaj kohe. Shfrytëzojeni kohën për mirë, jo për grindje, përndryshe do ta gjeni veten pak të vetmuar.

R.L/Dosja.al

Shto Koment