Aktualitet

Në luftë me COVID-19/ Flet mjekja shqiptare nga spitali i Breshias: Unë besoj se jeta do të triumfojë, pavarësisht vështirësive

Mjekja shqiptare ka deklaruar se luftën me COVID-19 do ta fitojmë dhe se në spitalin e Breshias ka një frymë pozitive.
Featured image of article: Në luftë me COVID-19/ Flet mjekja shqiptare nga spitali i Breshias: Unë besoj se jeta do të triumfojë, pavarësisht vështirësive Ornela Gelaj

Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar në rrjetin social Facebook, një mesazh të mjekes shqiptare në Itali, Ornela Gelaj, e cila po lufton çdo ditë më COVID-19. Mjekja shprehet se çdo ditë përballet me vështirësi, por në spitalin e Breshias mbizotëron fryma pozitive.

“Unë besoj se jeta do të triumfojë, ndaj pranova menjëherë t’i bashkohem ekipit të mjekëve italianë në vijën e parë të përballjes me #COVID19. Pavarësisht vështirësive, këtu mbizotëton fryma pozitive se do t’ia dalim për ta përballuar këtë situatë” – Dr. Ornela Gelaj është pjesë e ekipit shqiptar që sot luftojnë në vijën e parë të luftës në spitalin civil të Breshias në #Itali#FORCA #JEMIMEJU 🇦🇱🇮🇹”, shkruan Ogerta Manastirliu në Facebook. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pak javë më parë, u nisën drejt Italisë 10 mjekë dhe 20 infermierë, për t’i ardhur në ndihmë shtetin fiqnj për luftën me COVID-19. Për këtë veprim të shtetit shqiptar, reagoi edhe kryeministri i Italisë, i cili falënderoi kryeministrin e Edi Rama.

J.V/Dosja.al

Shto Koment