Aktualitet

Në luftë me armikun e padukshëm, mjeku Pipero publikon foto krah kolegëve: Pavionet e Infektivit po futen njëri-pas tjetrit në betejë

Pipero shihet krah kolegëve të tij në Spitalin Infektiv. krah fotos Pipero jep një mesazh të frortë dhe shkruan se çdo ditë, pavionet e Infektivit po futen njëri-pas tjetrit në betejë me armikun e padukshëm, që është Covid-19.
Featured image of article: Në luftë me armikun e padukshëm, mjeku Pipero publikon foto krah kolegëve: Pavionet e Infektivit po futen njëri-pas tjetrit në betejë Mjeku Pëllumb Pipero dhe kolegët e tij

TIRANË– Mjeku Pëllumb Pipero ka publikuar disa foto krah kolegëve të tij. në një status në profilin e tij në Facebook, Pipero shihet krah kolegëve të tij në Spitalin Infektiv. krah fotos Pipero jep një mesazh të frortë dhe shkruan se çdo ditë, pavionet e Infektivit po futen njëri-pas tjetrit në betejë me armikun e padukshëm, që është Covid-19.

 “Si në një betejë të vërtetë, por këtë radhë me një armik të padukshëm dhe shumë vrastar, shumë tinëzar dhe ende të panjohur mirë nga shkenca mjekësore, pavijonet e spitalit infektiv njeri pas tjetrit po hyjnë në betejë. Këta mjekë e infermierë janë një pjesë e ekipit të talentuar, punëshumë e fjalëpak, të përkushtuar deri në fund për ta fituar betejën me Covid-19. Ne sot kemi në spital 72 pacientë, secili me probleme nga të lehta deri shumë të rënda shëndetësore, por kemi edhe 17 të shëruar, edhe pse iu duhet ende të qëndrojnë në shtëpi. Ne jemi në detyrë, për t’ju shërbyer juve, Ju të dashur qytetarë qëndroni në shtëpi për të mos rënë në kontakt me virusin. Së bashku do e fitojmë këtë betejë, se lufta vazhdon. Ne bluzat e bardha e kemi gjithë jetën sfidë, gjithë jetën luftë me agjentët mikrobikë, bacterie apo viruse qofshin ato, sikundër është dhe Covid 19. Së bashku ja dalim, së bashku do fitojmë!“- shkruan Pipero.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Harta e të prekurve në Shqipëri është zgjeruar, ku epiqendra e COVID-19 është Tirana, e pas saj vjen Fieri e Korça. Ndërkohë që janë 146 të infektuar, 17 prej të cilëve janë shëruar dhe 5 viktima. Lezha, Shkodra, Vlora, Kavaja e Elbasani janë qytetet e tjera të prekurve. Gjendja e e të shtruarve në pavion është e stabilizuar deri më tani, ndërkohë që autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë brenda.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment