Sport

Kurbinasit rikthejnë ‘vesin e keq’, godasin në kokë trajnerin e Partizanit pas ndeshjes me Laçin

VIDEO
Në mbyllje të pjesës së parë të takimit mes kurbinasve dhe kryqytetasve, që u ndal në barazim 2-2, nga tribuna është goditur me një send trajneri i portierëve Ilir Bozhiqi
Featured image of article: Kurbinasit rikthejnë ‘vesin e keq’, godasin në kokë trajnerin e Partizanit pas ndeshjes me Laçin
Përditësuar:

LAC- Edhe pse nuk ndodhte prej kohësh, Laçi i ka rikujtuar të gjithëve në ndeshjen me Partizanin, namin e keq dhe të egër që ka patur dhe që prej vitesh edhe pse janë munduar ta ndryshojnë vjen një moment kur e rishfaqin.

Ndeshjet e futbollit shqiptar prej muajsh luhen pa tifozë për shkak të pandemisë, një pjesë jo e vogël e tyre kanë qenë në tribunën e stadiumit të Laçit dhe në përfundim të  pjesës së parë të ndeshjes, që u nda në barazim 2-2 me të kuqtë kryeqytetas, trajneri i portierëve Ilir Bozhiqi është goditur në kokë nga një send.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Menjëherë atij iu dha ndihma e parë dhe fatmirësisht nuk ishte asgjë për t’u shqetësuar. Për t’u theksuar edhe fakti se ndeshja nisi për vonesë për shkak të disa sjelljeve të pahijshme në tribunë, me delegatin Besnik Çela, i cili këmbënguli që disa prej tyre të dilnin jashtë.


B.T (Dosja.al)

Shto Koment