Aktualitet

Në krye të protestuesve, momenti kur Basha u del para makinave, shoferët ndalojnë menjëherë (Video)

Kreu i PD-së u ka prirë protestuesve.

TIRANË– Videoja e mëposhtme tregon momentin kur kreu i Partisë Demokratike ka bllokuar rrugën në zonën e Astirit teksa u del përpara makinave.

I veshur me xhup lëkure, Basha shihet teksa del në rrugë dhe takon disa nga njerëzit që ndodhen aty. Videoja është publikuar nga Shqiptarja.com.

Menjëherë makinat kanë ndaluar qarkullimin e tyre dhe kreu i PD-së u ka prirrë protestuesve të Unazës së Re.

Banorët e Unazës së Re kanë protestuar edhe mbrëmjen e sotme kundër shembjes së banesave të tyre. Në krye të protestuesve ishin Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ish-deputeti Klevis Balliu dhe Endrit Braimllari.

Në përfundim të protestës janë shoqëruar në komisariatin e polciisë 7 protestues, mes tyre edhe Balliu.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment