
TIRANW-Antidroga italiane në bashkëpunim me autoritetet shqiptare finalizuan ditën e sotme një operacion i cili çoi në arrestimin e 37 personave. Kreu i organizatës kriminale dyshohet se është Robert Myftari nga Vlora. Ky person është arrestuar edhe më herët nga policia shqipatare.
Myftarit iu vunë prangat 4 vite më parë, për trafikun e 808 kg drogë, të cilën u përpoq ta kalonte nga Vlora në drejtim të Italisë. Ai u arrestua në lagjen “1 maji” në Vlorë, por arriti të fitonte lirinë në mënyrë të pashpjegueshme. Në njoftimin e policisë thuhej se atij iu vunë prangat për ngjarjen e 10 nëntorit të 2015, teksa në vendin e quajtur “Cekodhima”, tentoi të trafikonte 800 kg kanabis.
SPAK, Policia e Shtetit, Anti-mafia italiane me ndërhyrjen e Eurojust kanë finalizuar sot një operacion të gjerë kundër trafikut të drogës. Në pranga kanë rënë 37 persona, mes tyre edhe disa shqiptarë në vendin tonë.
Ata akuzohen për trafik droge nga Shqipëria drejt Italisë, kryesisht nga jugu i vendit. Trafikantët kanë përfshirë në rrjetin e tyre edhe zyrtarë shtetërorë, për të cilët siç tha kreu i SPAK po vijojnë hetimet. Hetimi nisi në vitin 2017 dhe u përfundua me kapjen e një skafi ku po transportoheshin 3.5 ton drogë dhe sekuestruar 4 milionë euro pasuri. Dy krerët e grupit dyshohet se janë Robert Myftari dhe Elton Hamza.
(g.sh./dosja.al)