
Përditësuar:
KUKËS– Zjarrfikësit nuk e ndalin punën edhe kur janë pushim. Redi Gjoni, një nga anëtarët e ekipit të zjarrfikëses së Tiranës, ka publikuar disa video, ku shihet se ka dhënë ndihmën e tij, në mënyrë që një makinë që po digjet të mos shpërthente.
Pamjet tregojnë momentin kur Gjoni merr ujin dhe shuan zjarrin tek makina, duke shmangur kështu një ngjarje që mund të sillte dëme shumë të mëdha.
“Sot ne rrugen e kombit ne Kukes, pashe nje makine qe po digjej, ndalova dhe dhashe ndihmen time si zjarrfikes. Ne ato momente arrita te gjeja ujë per te shuar zjarrin, te makina edhe menjehere hoqa baterine e makines qe mos te bente mase … Ne krye te detyres edhe ne dite pushimi,”- shkruan ai krah videove.
(f.m/dosja.al)