Politike

“Ne konveratorët do bëjmë trazira!”/ Kujtim Gjuzin nuk e mban vendi, ka një kërkesë për kryeministrin grek: Është me origjinë nga Himara, prandaj…

Sapo ka nisur mbledhja, Gjuzi ka kërkuar fjalën për procedurë dhe ka kërcënuar se nëse kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis nuk tërheq deklaratat për detin, konservatorët do të shkaktojnë trazira.

TIRANË– Kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi ka lëshuar deklarata të forta në mbledhjen e Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin. Sapo ka nisur mbledhja, Gjuzi ka kërkuar fjalën për procedurë dhe ka kërcënuar se nëse kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis nuk tërheq deklaratat për detin, konservatorët do të shkaktojnë trazira.

Gjuzi ka shkuar edhe më tej duke i “zbuluar” edhe origjinën kreut të qeverisë greke, duke pretenduar se ai në të vërtetë e ka origjinën nga qyteti i Himarës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Dua të sjell dy shqetësime, i pari është se përsëri dje Kryetari i Kuvendit më ndërpreu kur mora fjalën për procedurë. 10 janë opozitarë në parlament dhe të tjerët janë tufë e kontrolluar nga Edi Rama. Zona ekonomike tek ishulli Othonoi që kërkohet nga kryeministri grek Mitsotakis i riu, ose shqip macja e taqos, se është himarjot. I themi që të jetë i kujdesshëm me deklaratat që bën dhe ta ketë të sigurtë që me deklaratat që bën Partia Konservatore është e gatshme, dhe nëse nuk tërheq deklaratën nuk do të ketë shanse që të hyjë në Shqipëri. Ne konvervatorët do t’i dalim para dhe do shkaktojmë incidente,”-u shpreh Gjuzi.

Kohët e fundit në vend është kthyer në temë diskutimi kërkesa e Greqisë për zgjerim me 12 milje në detin Jon. Kërkesa e kryeministrit grek ka shkaktuar debate dhe përplasje mes palëve politike në vendin tonë.

(k.m/dosja.al)

Një Koment në ““Ne konveratorët do bëjmë trazira!”/ Kujtim Gjuzin nuk e mban vendi, ka një kërkesë për kryeministrin grek: Është me origjinë nga Himara, prandaj…

  1. O gjuzo u bofsh qull me pule boboshtice ..o legen mashkull ti edhe ata gjyzaret qe jan ne parlament …o plehrat me te medha te shekullit..o qoftet e dajes qe krahasoheni vetem me horrat e haxhi qamilit..burra kurva

Shto Koment