Sport

95 vjet për të thyer një rekord, talenti i Barcelonës dhe Spanjës e bën “sefte” ndaj Ukrainës

Mbrëmjen e djeshme, në përballjen ndaj Ukrainës e vlefshme për Ligën e Kombeve futbollisti ja doli të shënonte duke thyer një rekord 95-vjeçar
Featured image of article: 95 vjet për të thyer një rekord, talenti i Barcelonës dhe Spanjës e bën “sefte” ndaj Ukrainës Ansu Fati
Përditësuar:

SPANJË– Ansu Fati, talenti i Barcelonës është një futbollist që premton shumë. Vetëm 17 vjeç e 311 ditë, lojtari është pjesë e Kombëtares spanjolle. Por jo vetëm kaq! Mbrëmjen e djeshme, në përballjen ndaj Ukrainës e vlefshme për Ligën e Kombeve futbollisti ja doli të shënonte duke thyer një rekord 95-vjeçar. Rekordin e mbante  Juan Errazquin kur i shënonte Zvicrës në vitin 1925, kur ishte 18 vjeç dhe 344 ditë.

17 vite e 311 ditë nga dita e lindjes shënoi Ansu Fati dhe 6 shtatori do të mbahet mend gjatë prej tij. Rekordet e sulmuesit janë disa. Sulmuesi i ri është lojtari më i ri që ka shënuar në Champions League, si dhe shënuesi më i ri me fanellën e Barcelonës në La Liga.

Të gjitha këto tregojnë cilësitë e Ansu Fati, i cili tani ka zënë edhe një vend te Spanja dhe pritet të kthehet në lojtar të rëndësishëm edhe te katalanasit.  Kundër Ukrainës ai fitoi penalltinë dhe u bë lojtari më i ri që luan si titullar në Nations League.

E.Ç (Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment