Rajoni

Në kohë pandemie Serbia bllokon mallrat që vijnë nga Kosova, Lumir Abdixhiku: Është shkelje ç’njerëzore dhe flagrante e marrëveshjes rajonale

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Mjedisit, në Kosovë Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në Twitter ka shkruar se kjo ishte e paparashikushme dhe i ka akuzuar serbët për  sjellje ç'njërzore flagrante të marrëveshjes rajonale ku ishte vendosur se të gjitha rrugët të jenë të hapura gjatë Covid-19.
Featured image of article: Në kohë pandemie Serbia bllokon mallrat që vijnë nga Kosova, Lumir Abdixhiku: Është shkelje ç’njerëzore dhe flagrante e marrëveshjes rajonale Foto Ilustruese

KOSOVË– Serbia gjatë kësaj periudhe të pandemisë së Covid-19 ka vendosur bllokimin e transportuesve të mallrave që vinin nga Kosova.

Për këtë ka reaguar dhe Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Mjedisit, në Kosovë  Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në Twitter, i cili shkruan se kjo ishte e paparashikushme dhe i ka  akuzuar serbët për  sjellje ç’njërzore flagrante të marrëveshjes rajonale ku ishte vendosur se të gjitha rrugët të jenë të hapura gjatë Covid-19.

“Është e paprecedent që gjatë pandemisë autoritetet serbe kanë bllokuar transportuesit e mallrave që vinin nga Kosova. Kjo është shkelje ç’njerëzore dhe flagrante të marrëveshjes rajonale për korridor të gjelbër gjatë betejës me COVID-19, për ç’ka janë marrë vesh të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.”-  ka shkruar ministri.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 

Postimi i Lumir Abdixhakut

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment