Aktualitet

Në kodrat e qytetit të Korçës, dalin pamje nga hoteli ku po qëndrojnë shqiptarët që u strehuan nga Lazim Destani, policia i blindon hyrjen

VIDEO
Në pamjet e siguruar nga Dosja.al shihet autobuzi që mbërrin me emigrantët, që falë ndihmës së filantropit Lazim Destanit, mundën të futeshin në një strehë, duke i dhënë fund vuajtjes në të ftohtë. Rreth e rrotull hotelit shihen forca policie dhe në hyrje ndodhen forgoni i efektivëve dhe automjete të tjerë, me fenelinat ndezur.
Featured image of article: Në kodrat e qytetit të Korçës, dalin pamje nga hoteli ku po qëndrojnë shqiptarët që u strehuan nga Lazim Destani, policia i blindon hyrjen Foto nga hoteli

KORÇËDosja.al ka siguruar pamje nga hoteli në kodrat e qytetit të Korçës, ku janë akomoduar shqiptarët që kaluan katër netë në doganën e Kapshticës, pasi nuk lejoheshin të hynin në vendin tonë, për shkak të Covid-19.

Në pamjet e siguruar nga Dosja.al shihet autobuzi që mbërrin me emigrantët, që falë ndihmës së filantropit Lazim Destanit, mundën të futeshin në një strehë, duke i dhënë fund vuajtjes në të ftohtë. Rreth e rrotull hotelit shihen forca policie dhe në hyrje ndodhen forgoni i efektivëve dhe automjete të tjerë, me fenelinat ndezur.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dosja.al, ka mësuar se filantropi nga Tetova, babai i aktorit mjaft të njohur, Blerim Destani, do të paguajë të gjithë kostot për fjetje dhe ushqim, për shqiptarët që gjetën strehë, katër ditë pas vuajtjeve që kaluan në doganën e Kapshticës.

Ata ishin bllokuar në zonën neutrale pasi dëshironin të ktheheshin nga Greqi në Shqipëri, por qeveria nuk u hapi dyert duke i lënë në të ftohtë e dëborë. Kjo deri në momentin kur Destani, njëkohësisht edhe anëtar edhe i Këshillit të Diasporës, mori përsipër t’u paguante një nga hotelet në Korçë, duke u dhënë kështu fund, sfilitjes së emigrantëve.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment