BotaKuriozitete

Në kërkim të thesarit! Nis kërkimi për 48 arka floriri të varrosur në vilën në Poloni, sipas ditarit të oficerit ‘SS’

FOTO
Në oborrin e një pallati të shekullit të tetëmbëdhjetë kanë nisur gërmimet pasi besohet që aty janë të fshehura 10 ton flori të nazistëve.
Featured image of article: Në kërkim të thesarit! Nis kërkimi për 48 arka floriri të varrosur në vilën në Poloni, sipas ditarit të oficerit ‘SS’ Ne kerkim te thesarit

POLONI– Gjuetarët e thesareve kanë nisur gërmimet për 10 ton flori të nazistëve, që besohet se janë fshehur në një pallat të shekullit të të tetëmbëdhjetë në Poloni.

Fondacioni Silesian Bridge drejton gërmimet të cilat janë përqendruar në fshatin Minkoëskie në parkun e gjerë të vilës.

Thesaret besohet se janë fshehur me urdhër të kreut të njësisë famëkeqe naziste ‘SS’, Heinrich Himmler.Grupet e specialistëve po zhvendosin me kujdes shtresat e tokës, teksa vendi po trajtohet si objekt arkeologjik.

Zyrtari i kërkimeve Roman Furmaniak tha:

“Ne e dimë se po kontrollojmë në vendin e duhur. Fondacioni ka folur disa herë me Inge para se të vdiste dhe ajo na tha të kërkojmë këtu. Do të gërrmojmë në një thellësi prej 5 metrash. Vendi ishte izoluar nga specialistët 75 vjet më parë”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vendndodhja është përcaktuar nga ditari dhe harta e një oficeri SS të quajtur von Stein, dhe një prej vajzave që punonte në pallat e cila më vonë u bë e dashura e tij.Oficeri mes të tjerash shkruante:

“E dashura ime Inge, unë do të plotësoj detyrimet e mia dhe të Zotit. Disa transportime ishin të suksesshme. 48 thasët e mbetur të Reichsbank po t’i besoj ty. Vetëm ti e di se ku ndodhen ato. Zoti na ndihmoftë ty e mua të përmbushim detyrën”.

Disa ditë para nisjes së gërmimeve grupet gjetën një bajonetë gjermane të Luftës II Botërore, cka shtoi motivimin e tyre.Furmaniak shtoi:

Ne e dimë se Inge kishte një bajonetë dhe dy pistoleta. Ajo duhet t’i kishte fshehur ato sepse nëse i gjenin rusët do të kishte qenë e rrezikshme për të”.

(o.l./dosja.al)

Shto Koment