Aktualitet

Në kërkim prej kohësh, Policia aksion në Tiranë! Prangos “tutorin” e dënuar me 7 vite burg, pranga edhe për shkelës të tjerë

Efektivët e Policisë kanë arritur të prangosin të shpallurin në kërkim, Enea Sinanin, i cili është dënuar me 7 vite burg. 32-vjeçari është shpallur fajtor për shfrytëzim  prostitucioni.
Featured image of article: Në kërkim prej kohësh, Policia aksion në Tiranë! Prangos “tutorin” e dënuar me 7 vite burg, pranga edhe për shkelës të tjerë Foto ilustruese

TIRANË– 7 persona kanë rënë në prangat e Policisë së Shtetit. Efektivët e Policisë kanë arritur të prangosin të shpallurin në kërkim, Enea Sinanin, i cili është dënuar me 7 vite burg. 32-vjeçari është shpallur fajtor për shfrytëzim  prostitucioni. Po ashtu është prangosur edhe një i ri tjetër, K. B., 37 vjeç, që ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të tij. Ndërkohë që të arrestuar ka pasur edhe persona që kanë shkaktuar aksidente, apo që drejtojnë mjetin në gjendje të dehur ose pa dokumentacionin përkatës.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Bien në prangat e Policisë 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë bënë kapjen e personit të shpallur në kërkim Enea Sinani., 32 vjeç, sepse Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 7 vjet burg, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. B., 37 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të tij. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: Gj. H., 24 vjeç, pasi ka aksidentuar dhe më pas është larguar nga vëndi i ngjarjes këmbësorin shtetasin J. D., i cili ndodhet në spital në gjendje jo të mirë shëndetësore; A. K., 42 vjeç, G. M., 46 vjeç, dhe R. L., 34., vjeç, pasi janë kapur në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur; E. M., 18 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment