Aktualitet

Në kërkim për trafik droge, arrestohet i riu i dënuar me  4 vite burg  

Policia ka arrestuar një 24 vjeçar, pasi ishte shpallur në kërkim kombëtar për trafik droge.
Featured image of article: Në kërkim për trafik droge, arrestohet i riu i dënuar me  4 vite burg   Foto ilustruese

FUSHË KRUJË- Një 24-vjeçari i dënuar më 4 vite e 8 muaj burg, është arrestuar ditën e sotme, ndërsa ishte shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. I arrestuari është shtetasi me iniciale M.S., banues në Fushë-Krujë.

Burime zyrtare nga policia e Fushë-Krujës pohuan se në vijim të punës së tyre për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, u ndalua shtetasi me inicialet M.S., banues në Fushë-Krujë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 4 vite e 8 muaj burg për veprën penale” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment