Aktualitet

Në kërkim për tentativë vrasjeje, arrestohe dy të rinjtë në Korçë, pranga edhe të dënuarit për dhunë në familje

Mësohet se ndaj dy të arrestuarve, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me dashje, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit”.
Featured image of article: Në kërkim për tentativë vrasjeje, arrestohe dy të rinjtë në Korçë, pranga edhe të dënuarit për dhunë në familje

KORÇË– Dy persona të shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje janë vënë në pranga. Sipas njopftimit zyrtar nga Policia e Shtetit, mësohet se të arrestuarit janë dy të rinjtë me inicialet F. L., 30 vjeç dhe E. R., 29 vjeç, banues në Korçë, të cilët ishin shopallur në kërkim që në muajin shtator të vitit 2019.

Mësohet se ndaj dy të arrestuarve, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me dashje, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit”.

Ata rezultojnë të përfshirë në ngjarjen e ndodhur në datën 15.09.2019, në lagjen nr. 17, ku në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë qëlluar me armë zjarri tip pistoletë, në drejtim të A. Sh., i cili ndodhej brenda automjetit të tij, duke shkaktuar dëme materiale.

Sipas Policisë, mësohet se gjithashtu është ndaluar edhe personi me inicialet Sh. R., 54 vjeç, banues në Korçë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, e ka dënuar me 14 muaj burg për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Njoftimi i policisë:

Specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë ekzekutimin e urdhrave të  ndalimit për shtetasit në kërkim F. L., 30 vjeç dhe E. R., 29 vjeç, banues në Korçë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin e datës 26.10.2019, ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me dashje, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 15.09.2019, në lagjen nr. 17, ku në bashkëpunim me njëri-tjetrin, këta shtetas kanë qëlluar me armë zjarri tip pistoletë, në drejtim të shtetasit A. Sh., i cili ndodhej brenda automjetit të tij, duke shkaktuar dëme materiale. Gjithashtu u ndalua edhe shtetasi në kërkim Sh. R., 54 vjeç, banues në Korçë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, e ka dënuar me 14 muaj burg për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment