Aktualitet

Në kërkim për drogë/ Kush është 33-vjeçari që u arrestua sot, mik i ngushtë me ‘të fortin” e Lazaratit (EMRI)

Tahir Brahimi, njëri prej të arrestuarve, është miku i Bako Buzherit, i njohur si i forti i Lazaratit.
Featured image of article: Në kërkim për drogë/ Kush është 33-vjeçari që u arrestua sot, mik i ngushtë me ‘të fortin” e Lazaratit (EMRI) Foto nga aksioni më 2016

Gjirokastër-  Në orët e para të mëngjesit të sotëm Policia e Gjirokastrës ka zhvilluar një aksion blic në fshatin Lazarat, për personat e shpallur në kërkim për drogë. Nga policia janë arrestuar  Tahir Brahimi, Ago Rabaj, Çoman Rabaj dhe Blerim Rabaj.

Kush është Tahir Brahimi? 

Tahir Brahimi, njëri prej të arrestuarve, është miku i Bako Buzheri, një person me rrezikshmëri të lartë kriminale, i cili u arrestuar në gusht të 2019 pasi ishte i dënuar nga Krimet e Rënda me 21 vite burgim për pengmarrje e gjobëvënie.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Të dy njihen prej vitesh dhe gjatë një aksioni të policisë  në Tiranë më 2016 ata tentuan të bënin rezistencë, duke goditur me grushte dy efektivët.

Pas një goditje me armë në ajër u bë dhe neutralizimi i tyre nga ana e Policisë, por në këtë moment Buzheri nga Lazarati ka nxjerrë nga xhepi një sasi hashashi dhe e ka futur në gojë duke e gëlltitur.  Ata u arrestuan nga Policia por u liruan më vonë nga gjykata.

J.V/Dosja.al

Shto Koment