Aktualitet

Akuzohen për drogë dhe plagosje, arrestohen 4 të rinj në Tiranë, 2 prej tyre ishin shpallur në kërkim

Policia e Tiranës arreston 4 persona për vepra të ndryshme penale. Dy prej të cilëve ishin shpallur në kërkim.
Featured image of article: Akuzohen për drogë dhe plagosje, arrestohen 4 të rinj në Tiranë, 2 prej tyre ishin shpallur në kërkim Foto ilustruese

TIRANË- Gjatë orëve të  fundit Policia e Tiranës ka arrestuar 4 persona. Në prangat e policisë kanë rënë Z.Q., 36 vjeç, i dënuar me 5 vite burg për drogë dhe Q.K., 35 vjeç,i akuzuar për plagosje. Po kështu,  janë arrestuar  A.M., 34, i cili është kapur me kokainë dhe  A.G., 33 vjeç, pasi duke drejtuar makinën në gjendje të dehur.

Njoftimi i Policisë:

Kapen dhe ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim kombetar. Arrestohen në flagrancë dhe 2 shtetas të tjerë, nga këta 1 për prodhim dhe shitje e narkotikëve dhe 1 për drejtim mjeti në menyrë të parregullt.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë janë kapur dhe ndaluar shtetasit:

•Z.Q., 36 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë e ka dënuar me 5 vjet burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

•Q.K., 35 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Forçat e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve”, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A.M., 34 vjeç, pasi në rrugën “Irfan Tomini”, gjatë kontrollit fizik iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale 5.8 gr. lëndë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.G., 33 vjeç, pasi në rrugën “Llazi Miho”, u kap duke drejtuar mjetin pa leje përkatese.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment