Aktualitet

Në kërkim për armë dhe drogë, arrestohet 35-vjeçari në Vlorë

Vlonjati 35 vjeçar është arrestuar, pasi ishte në kërkim për armë dhe drogë.
Featured image of article: Në kërkim për armë dhe drogë, arrestohet 35-vjeçari në Vlorë Foto ilustruese

VLORË- Një 35 vjeçar është arrestuar, pasi ishte në kërkim për armë dhe drogë. Shtetasi me niciale Z.K ishte në kërkim që prej 20 nëntorit të vitit të kaluar.

Njoftimi i policisë: 

Vlorë

Në vijim të punës intensive për kapjen e personave në kërkim, Policia ka ndaluar shtetasin:

Z.K., 35 vjeç, banues në fshatin Kaninë, Vlorë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Policia e Vlorë ka bërë kapjen dhe ndalimin e tij pasi ky shtetas ishtë shpallur në kërkim si autor i veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”,, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Më datë 20.11.2018, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprime të mëtejshme.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment