Aktualitet

‘Ne kemi familje, por nuk mund të kujdesemi për ta në shtëpi’, mjekët e spitalit të Hasit mesazh qytetarëve: Na ndihmoni!

VIDEO
Në një video të shpërndarë nga ministria e Shëndetësisë, mjekët me pankarta në duar parakalojnë duke kërkuar nga qytetarët që të lajnë duar dhe ti’i ndihmojnë duke u kujdesurt për veten.
Featured image of article: ‘Ne kemi familje, por nuk mund të kujdesemi për ta në shtëpi’, mjekët e spitalit të Hasit mesazh qytetarëve: Na ndihmoni! Mesazhet e mjekëve

TIRANË- Mjekët e spitalit  të Hasit i janë drejtuar sot qytetarëve me disa mesazhe sensibilizuese që ata të qëndrojnë në shtëpi. Në një video të shpërndarë nga ministria e Shëndetësisë, mjekët me pankarta në duar parakalojnë duke kërkuar nga qytetarët që të lajnë duar dhe ti’i ndihmojnë duke u kujdesurt për veten.

“Disa mesazhe lutje dhe apeli drejtuar qytetarëve nga personeli shendetesor i Spitalit të Hasit👇🔹Ne kemi familje, por nuk mund të kujdesemi për ta në shtëpi; 🔹Qëndro në shtëpi, sepse unë nuk mundem; 🔹Laj duart; 🔹Jemi të gatshëm të bëjme gjithçka për ty; 🔹Na ndihmo! Kujdesu për mua në mënyrë që unë të kujdesem për ty. #BashkëJadalim 🤝”, shkruhet në postim.

Në Shqipëri janë 174 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë dhe 6 viktima. Ndërkohë që 17 nga të prekurit janë shëruar, harta e infektimit është zgjeruar. Tropoja i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 102 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 73 shtretër. Qytetarët duhet të qëndrojnë brenda.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment