Aktualitet

“Në katër javët e fundit po vihet re…”, Albana Fico tregon grupmoshat më të prekura nga Covid 19: Testi i shpejtë duhet të bëhet në 5 ditëshin e parë nëse ke shenja

Ajo tha se grupmoshat që dalin pozitive me Covid nisin nga 15 në në 65 vjeç. Sipas saj këto janë rastet që përbëjnë 79% të pozitivitetit të mostrave që testohen dhe dalin pozitivë.
Featured image of article: “Në katër javët e fundit po vihet re…”, Albana Fico tregon grupmoshat më të prekura nga Covid 19: Testi i shpejtë duhet të bëhet në 5 ditëshin e parë nëse ke shenja Albana Fico

TIRANË- Gjatë intervistës për emisionin “Kjo Javë” në News24, drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico foli edhe për grupmoshat më të prekura nga virusi.

Ajo tha se grupmoshat që dalin pozitive me Covid nisin nga 15 në në 65 vjeç. Sipas saj këto janë rastet që përbëjnë 79% të pozitivitetit të mostrave që testohen dhe dalin pozitivë.

Balanca moshore është dinamike. Ne kemi bërë thirrje për të moshuarit që të ishin të kujdesshëm, sidomos kur kishin sëmundje bashkëshoqëruese. Ne patëm më herët moshën 55-64, vërehet se ka rënë numri i njerëzve 75 vjeç plus. Po bëhet katër pesë javë tani që kemi me të prekura fashat moshore 24-34, 35-44 dhe 45-54 shto edhe fashën e përhershme 55-64 që vazhdon të jetë në punë. Ky grup duke filluar nga 15 deri në 65 vjeç janë rastet që përbëjnë 79% të pozitivitetit të mostrave që testohen dhe dalin pozitivë. Kjo është shqetësuese”,- tha ajo.

Fico sqaroi më tej edhe rastin kur një person quhet i riiinfektuar me Covid.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Riinfektim nuk është kur t’i infektohesh nga i njëjti virus, riinfeksionet nga i njëjti lloj nuk janë shumë të shprehura në gjetjet botërore. Ne ndaj kërkojmë të mbahen maskat pasi në qarkullim ka edhe mutacione. Ne kemi raste që kanë vijuar të jenë pozitivë në një kohë të gjatë. Në ca njerëz t’i nuk e detekton dot, tek disa të tjerë vazhdon për një kohë të gjatë”,- shtoi Fico.

Sa për testin e shpejtë, Fico tha se personat duhet t’i nënshtrohen brenda 5 ditëve të para që kanë shenja të lehta.

“PCR detekton ARN virale, pra një pjesë të virusit, ndërsa testi i shpejtë kap një proteinë. Pra, duhet që në 5 ditëshin e parë nëse ke shenja të lehta drejtohesh tek mjeku i familjes. Nëse kalojë këto 5 ditët e para lejoni profesionistët t’ju drejtojnë, pasi do të thotë bëj PCR”, shtoi Fico.

(a.k.dosja.al)

Shto Koment