LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Në janar ishin 3400 të sëmurë ditorë me infeksione respiratore”/ Mjeku Osmënaj flet hapur: Kush u bë burim infeksion

11 Korrik 2020, 08:14 Nga DOSJA
‘Në janar ishin 3400 të sëmurë ditorë me

TIRANË-Mjeku Renato Osmënaj ka bërë një rezyme të situatës së COVID-19 në Shqipëri. Gjatë  një interviste për gazetën Mapo ai ka deklaruar se në javën e fundit të janarit ka pasur rreth 3400 të sëmurë në ditë me infeksione respiratore. Ndërsa sot, sipas tij janë 60 të sëmurë me infeksione respiratore relativisht të rënduara. Mjeku thekson se pas përhapjessë COVID, burimi i parë i infeksionit u bënë Institucionet Shëndetësore dhe pas tyre administrata shtetërore. Osmënaj nënvizon më tej se COVID-19 nuk kursen as moshat e saj.

INTERVISTA E PLOTË:

Doktor çfarë analize keni për shpërthimin e rasteve pas rihapjes, a pritej në këto përmasa dhe sa shqetësuese është për ju?
Ishte një situatë e pritshme mbas izolimit total (për mua i pakuptimtë) për rreth 2 muaj pasi prej këtij izolimi u ndërpre zhvillimi normal i epidemisë gjë që solli si pasojë mungesën e normalitetit të kurbës. Në këto momente kjo kurbë është pak më e fryrë në shifra por me stabilitet për fundin e saj (bishtin). Shtimi i numrit të rasteve ka ardhur si pasojë e mungesës së një strategjie eficiente dhe gabimeve të bëra në fazat e hapjes duke mos ndjekur me kritere specifike çdo fazë të hapjes së vendit. Në javën e fundit të janarit kemi pasur rreth 3400 të sëmurë në ditë me infeksione respiratore sipas të dhënave të ISHP, ndërsa sot mund të jenë 60 të sëmurë nga infeksione respiratore relativisht të rënduara. Gjatë hapjes së vendit burimi i parë i infeksionit u bënë Institucionet Shëndetësore dhe pas tyre administrata shtetërore. Në këto kushte, situata doli jashtë kontrollit të drejtuesve të Task-Forcës.

-A është ky lloj analizimi, me tamponëmënyra më e mirëpër të marrë vesh gjendjen reale?

Tamponimi është një nga metodat e parandalimit kur ai është në numër të konsiderueshëm (duhet të kemi parasysh fals-negativitetin e rezultatit dhe vonesat e kryerjes së tamponit dhe dhënies së përgjigjes). Në vendin tonë nuk u bë asnjëherëtamponimi në shifra të konsiderueshme të cilat mund të merreshin si bazë për të analizuar situatën e epidemisë.

Aktualisht, pjesa e konsiderueshme e personave të infektuar po ndiqen me CT si për tu diagnostikuar nga COVID-19, ashtu dhe për të bërë ndjekjen e sëmundjes. Arsyeja e parë është vështirësia që hasin për bërjen e tamponit dhe arsyeja tjetër është diagnostikimi i hershëm i cili është dhe kushti kryesor në shërimin e tyre.

Aktualisht në vendin tonë kanë humbur efikasitetin masat parandaluese të ndërmarra nga komiteti. Duke pasur parasysh që në fazën akute pozitiviteti në diagnozën me CT arriti 98% kam propozuar që në muajin prill, që Triazhimi duhej të kryhej në ditën e 2-3, bazuar në vlerësimin klinik nga MF, LABORATORIK GJAK KOMPLET +PCR + CT. Kjo ishte tërësisht e mundur pasi të gjitha spitalet rajonale kanë kapaictet për kryerjen e këtij Triazhimi, i cili diagnostikon, stadifikon dhe bën prognozë të hershme të patologjisë e cila përmirëson dukshëm shërimin.

Rezervat e mipër të dyja mënyrat e depistimit, qoftë tamponi qoftë serologjia lidhen me:

1. Fals-negativitetin e tamponit që është 45%

2. E vetmja aparaturë që kryen serologjinë është blerë në 2009 me mangësi teknike dhe në bazë të provave shkencore anti-trupat mund të krijohen 3-6 muaj mbas kalimit tësëmundjes.

-Si po menahohet sipas jush gjendja nga autoritetet shëndetësore, a kemi numrin e duhur të shtretërve dhe mjeteve për trajtim?
Lufta antiCOVID në vendin tonë e ndau sistemin shëndetësornë dy kampe: në frontin politik dhe atë mjekësor gjë e cila solli moskoordinim veprimi brenda strukturave shëndetësore. Dhe si pasojë pati:

1. Keqmenaxhim në drejtim të krijimit të një infrastrukture spitalore adekuate, si p.sh. krijimi i dhomave me presion negativ e cila do të mundësonte uljen e dozës virale të kontaminimit për të sëmurët dhe uljen e riskut të infektimit për personelin.

2. Dëmi më i madh që iu bë sistemit ishte largimi nga skema e parandalimit e MJEKUT të Familjes dhe centralizimi drejt urgjencës kombëtare e cila solli vonesa prej 10-15 ditësh në diagnostikimin e sëmundjes.

3. Interpretimi politik i situatës me një panikim të pavlerë qoftë të popullatës apo punonjësve të sistemit shëndetësorçoi në një çoroditje si për punonjësit shëndetësor ashtu dhe përqytetarët.

-Kemi disa raste të përsëritura me vdekshmëri në mosha të reja, si e shpjegoni ju këtë?
Fatalitetet e një sëmundjeje fatkeqësisht nuk kursejnë as moshat e reja por ajo që unë mendoj është se kjo ka ardhur si pasojë e mosdiagnostikimit të hershëm të tyre apo dhe sëmundjeve bashkëshoqëruese që mund të kenë pasur.

Vdekshmëria në moshat e reja lidhet me diagnostikimin e vonshëm të sëmundjes dhe avancimin e saj në prekjen e pulmonitËshtë e vërtetë që ky virus ka shumë të panjohura por gjithashtu është e vërtetë se përvoja e deritanishme ka treguar që sa më herët të kapet sëmundja aq më i sigurt ështëshërimi i saj.

-Si duhej trajtuar që në fillesë pandemia, a kishte ndonjë mënyrë për ta mbajtur nën kontroll?
Ka modele të njohura të suksesshme që janë përdorur në të gjithë botëpër parandalimin e kësaj pandemie. Modeli që u përdor te ne ishte një copy paste i shëmtuar dhe përveç kësaj tanket e nxjerra në rrugë ishin origjinalitet i kësajqeverie. Kam propozuar që në fillim modelin izraelit, krijimin e imunitetit dhe paralelisht kujdesin dhe distancimin për moshat e treta. Ky virus është virus i ambienteve të mbyllura dhe kohës së zgjatur të ekspozimit gjë që e bën mjaft të dyshimte rolin e mjeteve mbrojtëse si maska, mbasi mendoj se ka mëshumë efikasitet ajrosja e ambienteve të mbyllura. Faktet kanë treguar që edhe personat që kanë qenë striktë në rregullat e mbrojtjes personale (deri më të sofistikuarat si veshjet spitalorepërsëri janë kontaminuar.

-Ju keni qenë një  kritik që në fillim, a keni pasur mundësi tbëni të ditura shqetësimet pranë autoriteteve ose komitetit të ekspertëve?
Unë jam mjek dhe kam një imazh publik pasi kam 20 vite që ishërbej qytetarëve të këtij vendi. Kritikat dhe sugjerimet e mia kanë qenë pothuajse të përditshme nëpërmjet rrjeteve sociale ashtu si kanë qenë të përditshme kuraja dhe këshillat mjekësore të domosdoshme për qytetarët apo të gjithë të njohurit e mi.

Në vazhdimësi kam komunikuar me stafin mjekësor të spitalit infektiv, pjesë e të cilit kam nderin të jem dhe respekti për ta është maksimal.

Duke mos pasur mndësië e kontaktit me komitetin e shpëtimit kam përcjellë mesazhe mjaft profesionale për ta nëpërmjet rrjeteve sociale dhe TV. Ajo çfarë kam kuptuar këtmuaj është që ky komitet mund të quhet thjesht një vesh i shurdhër.

Pavarësisht se është ndoshta vonë po iu bëj thirrje publike jprofesionistëve të fushës që kjo luftë duhet të drejtohet nga ekspertët e mjekësisë aktive ndaj luftës anticovid dhe jo nga Rama, Ogerta apo Tritan Shehu.

-Cili mendoni se do të jetë ndikimi i kësaj gjendjeje nëturizëm, a ka ndonjë mënyrë për të shpëtuar sezonin sipas jush?
Situatën e turizmit në vendin tonë e shikoj të trishtueshme mbasi jemi të identifikuar si një nga shtetet më të dobëta në menaxhimin e epidemisë. Duke qenë se i gjithë menaxhimi shëndetësor kryhet vetëm në një spital qartazi kemi pranuar qëstrukturat tona spitalore janë jashtë funksionit dhe pa kapacitet pritjeje cilësor dhe sasior për të sëmurët e rastësishëm në tëgjithë vendin, ku përfshihen dhe turistët.

Me keqardhje kam mësuar nga kontaktet e mia personale qëagjencitë turistike reklamojnë një risk të lartë për vizitat turistike në vendin tonë. Pra ne, për agjencitë e udhëtimit dhe ato turistike, jemi vend i pasigurt në menaxhimin e problemeve shëndetësore, qofshin covid apo jocovid.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet renato osmenaj renato osmenaj

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni