Bota

“Kemi injektuar 150 milion doza”/ Biden viziton qendrën e vaksinimit në Virxhinia: Shumë shpejt do të kemi doza mjaftueshëm për t’i dhënë botës 

Alxnow shkruan se Biden gjatë fjalimit të tij tha se deri tani kanë vaksinuar 150 milion persona dhe se është drejt mbajtjes së fjalës së dhënë për të vaksinuar 200 milion persona gjatë 100 ditëve të para të tij në pushtet.
Featured image of article: “Kemi injektuar 150 milion doza”/ Biden viziton qendrën e vaksinimit në Virxhinia: Shumë shpejt do të kemi doza mjaftueshëm për t’i dhënë botës  Joe Biden

SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden ka vizituar ditën e sotme një nga qendrat e vaksimit në Virxhinia. Alxnow shkruan se Biden gjatë fjalimit të tij tha se deri tani kanë injektuar 150 milion doza vakksinash dhe se është drejt mbajtjes së fjalës së dhënë për të vaksinuar 200 milion persona gjatë 100 ditëve të para të tij në pushtet. Biden u bëri thirrje njerëzve që të nxisin njerëzit e afër në mënyrë që të vaksinohen të gjithë. Ai gjithashtu tha se shumë shpejt do të fillojnë të shpërndajnë doza vaksinash edhe në vende të tjera të botës.

“Ne kaluam 150 milion (doza vaksinash të shpërndara) dje. Kur të shkoni në shtëpi, merrni të gjithë miqtë tuaj dhe u thoni atyre,‘ Merrni një goditje kur ata munden. “Ne do të jemi në gjendje ta bëjmë këtë, të gjithë do të jenë në gjendje para se të mbarojë muaji Ne jemi në një situatë ku, besoj, deri në fund të verës do të kemi një pjesë të konsiderueshme të publikut amerikan të vaksinuar. Shumë shpejt kur kemi mjaft, ne mund t’ia japim pjesën tjetër të botës … Ju nuk mund të ndërtoni një mur ose gardh aq të lartë sa të mos mbani një virus,” tha Biden.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Që nga fillimi i vaksinimit në SHBA 108 milion persona kanë marrë të paktën 1 dozë vaksine duke përfshirë 63 milion persona të cilat kanë marrë të dyja dzat e vaksinave. Vaksinat që po përdorën në SHBA janë nga Johnson & Johnson, Moderna dhe Pfizer/BioNTech.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment