Aktualitet

“Në Infektiv intubojnë pacientët dhe ‘u presin biletën’”, Silva Bino replikon me analistin: Po thua gomarllëqe, hajde dhe investigo. Çako: Futem dhe pa maskë

Në një postim në mediat sociale, Bino shkruan se deklarata e Çakos nuk është asgjë më shumë se “një gromarllëk që thuhet nga kolltuku për të promovuar veten”.
Featured image of article: “Në Infektiv intubojnë pacientët dhe ‘u presin biletën’”, Silva Bino replikon me analistin: Po thua gomarllëqe, hajde dhe investigo. Çako: Futem dhe pa maskë Silva Bino dhe Alfred Çako

TIRANË-  Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, i është përgjigjur sot analistit Alfred Çako, i cili hidhte akuza kundër sistemit shëndetësor. Në një postim në mediat sociale, Bino shkruan se deklarata e Çakos nuk është asgjë më shumë se “një gromarllëk që thuhet nga kolltuku për të promovuar veten”.

Mjekja Bino fton analistin që të shkojë në spital dhe të investigojë po të dojë, por të shikojë dhe se si punojnë bluzat e bardha. Më tej shefja e ISHP shton se mjekët rropaten e njerëzit përpëliten të mbijetojnë, por sipas saj Çako bën lloge.

Kur mediat pomovojnë idiote. Te shkoje ky zoteria po qe i zoti vete tek Infektivi mqs qenkan rrena e te investigoje. Atje punonjesit rropaten perballen me rrezikun e njerezit perpeliten e perpiqen te mbijetojne ky ben lloqe cdo te premte se ja lejojne televizionet dhe e promovojne mediat se duket bukur.

Mediat po ashtu promovojne njerez qe se kane pare noj here pacientin e infektuar apo se dijne nga bie virusi po bejne teori e politike populiste per te promovuar veten duke folur lloj lloj gomarlleqesh nga kolltuku”, thotë Bino.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pas reagimit të Binon, është përgjigjur Çako dhe shkruan se është gati të shkojë në Invektiv dhe të intervistojë pacientët pa mjete mbrojtëse. “Jam dakord të vij pas sfidës tuaj publike të vij e të investigoj të vërtetën tek Infektivi megjithë mjekun Andi Nikolla të lëvizjes No Vax Albania. Mund të vijmë pa maska te pavioni i CV19 dhe do intervistojmë të sëmurët. Më ktheni përgjigje”, shkruan Cako.

Por çfarë e shkaktoi këtë përplasje?

Një ditë më parë Çako në një reagim në mediat sociale shkruante se në Infektiv po infektohet pacientët me qëllim. “Do ti keshilloja te gjithe miqte e mij ketu te kene kujdes kur cojne familjaret e moshuar te semure me semundje te ndryshme se do tu bejne tamponin dhe do ti intubojne si te semure me CV19 dhe dihet se kush intubohet e pret bileten one ëay per ne boten tjeter”, shkruante ai dhe shtonte se kush kishte inforomacione nga brenda spitalit ta vinte në dijeni dhe do i çirrte maskën sistemit.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment