Rajoni

“Ne humbim ata fitojnë gjithçka”, Vuçiç: Unë provova dhe s’funksionoi, po pres ide për finalen me Kosovën

Vuçiç deklaron se ka bërë më të mirën e tij, por thotë se nuk ka funksionuar, e si rezultat i kësaj, Vuçiç thotë se tashmë është radha e të tjerëve që të propozojnë ide për zgjidhjen finale në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Featured image of article: “Ne humbim ata fitojnë gjithçka”, Vuçiç: Unë provova dhe s’funksionoi, po pres ide për finalen me Kosovën Presidenti serb Aleksandar Vuçiç

KOSOVË-Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, në një intervistë për EU Confidential të Politico’s, ka folur rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, gjithashtu edhe për idenë e propozuar për korrigjim të kufijve dhe shkëmbim të territoreve që dështoi.

Gjatë kësaj interviste Vuçiç është shprehur se tashmë është i gatshëm që të dëgjojë të gjitha propozimet potenciale që mund të vijnë nga çdo kush, por thotë se ato s’mund të jenë të tilla ku Serbia humbet çdo gjë dhe në anën tjetër Kosova i fiton të gjitha.

“Jam i gatshëm të diskutoj të gjitha propozimet që mund të vijnë nga çdo kush. Por s’mund të jenë të tilla, që ne humbim gjithçka dhe ata fitojnë gjithçka.”- është shprehur Presidenti serb.

Më tej Vuçiç deklaron se ka bërë më të mirën e tij, por thotë se nuk ka funksionuar, e si rezultat i kësaj, Vuçiç thotë se tashmë është radha e të tjerëve që të propozojnë ide për zgjidhjen finale në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Unë e bëra më të mirën time, dhe nuk funksionoi. Ishte shumë e rrezikshme për mua politikisht, por megjithatë isha i sinqertë. Tani është radha juaj, unë po pres.”- tha Vuçiç.
Sa i përket takimit në Ëashington, Vuçiç ka thënë se është i gatshëm që të udhëtojë drejt Amerikës kurdo që ftohet, dhe se nuk është aq i papërgjegjshëm që të mos iu përgjigjet thirrjeve të Shtëpisë së Bardhë apo zyrtarëve të lartë amerikanë.

“Kurdo që të më ftojnë. Si një djal i vogël nga Ballkani refuzon të flas me dikë nga Shtëpia e Bardhë dhe zyrtarë të lartë amerikanë. Nuk jam aq i papërgjegjshëm . Unë gjithmonë kam insistuar në dialog politik nën drejtimin e BE-së. E kam thënë edhe para se të shkoja në Ëashington. E kam thënë publikisht. Sepse kemi bazë ligjore për këtë. Kemi vendimin e Asamblesë Gjenerale të Kombeve të Bashkuara për këtë, dhe duhet të bëhet nën drejtimin e BE’së.”-ka pwrfunduar ai.

Burimi: radiopublic

A.C/Dosja.al

Shto Koment