Showbiz

‘Në Greqi ka racizëm’, mediat greke artikull për suksesin e këngëtareve shqiptare

Revista greke ‘ Voice of Athens’ ka bërë një artikull dedikuar këngëtareve shqiptare si Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Rita Ora, që po bëjnë karrierë nëpër botë.
Featured image of article: ‘Në Greqi ka racizëm’, mediat greke artikull për suksesin e këngëtareve shqiptare Fotoja kryesore e artikullit, dedikuar këngëtareve shqiptare, nga 'Voice of Athens'.

Media greke ka habitur, duke pranuar se shqiptarët emigrantë në Greqi, janë të detyruar ta mohojnë origjinën e tyre për arsye të paragjykimit.

Madje ‘Voice of Athens’ thekson faktin që nëpër botë, në vende të zhvilluara si SHBA dhe Britani të Madhe, shqiptarët nuk e mohojnë origjinën e tyre por e pohojnë me krenari atë.

‘Voice of Athens’ ka sjellë shembullin e tre këngëtareve shqiptare, që kanë arritur majat e karrierës së tyre nëpër botë, midis të tjerash, dhe faktin që ato e thonë me krenari origjinën e tyre nga Shqipëria.

Madje kanë publikuar dhe foto të Dua Lipës me postimet që ajo ka bërë në rrjete sociale, ku ka shprehur atdhetarizmin e saj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
‘Voice of Athens’, tregon se sa me krenari e tregon prejardhjen shqiptare Dua Lipa.

Revista ka sjellë në vëmendje se si e kanë nisur karrierën, tre këngëtaret e famshme shqiptare, duke treguar detaje mbi jetën e tyre.

Sigurisht që racizmi i grekëve ndaj shqiptarëve është një fenomen i njohur, dhe fakti që një revistë e njohur greke ka pranuar disa gjëra reale, duke lartësuar shqiptarët, na bën të ndjehemi mirë!

(R.L/Dosja.al)

Shto Koment