LIVE UPDATES
Politike

“Në gjykatë duhen prova, jo llafe”, Manjani ‘mbron’ Tahirin: Akuzat do bien

11 Shtator 2019, 14:42 Nga DOSJA
“Në gjykatë duhen prova, jo llafe”, Manjani

TIRANË- Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar për gjyqin kundër Saimir Tahirit. Ky i fundit u përball dje me Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë, ku mohoi akuzat që janë ngritur kundër tij.

Sot në një reagim në Facebook, Manjani i ka dalë në mbrojtje Tahirit, duke thënë se në gjykatë duhet prova dhe jo llafe për ta dënuar. “Mungesa e provave nga njëra anë dhe ngritja e super akuzave nga ana tjetër, teknikisht (nuk e di nëse është dhe taktikisht) shton shanset për pafajsi. Herët a vonë akuzat pa prova bien”, shkruan Manjani.

POSTIMI I PLOTË

Sa më shumë dëgjoj e lexoj në media për çështjen Tahiri, aq më shumë bindem se është një dosje e varfër në prova por e pasur në lajme. Puna është se në gjykatë duhen prova dhe jo llafe. Mungesa e provave nga njëra anë dhe ngritja e super akuzave nga ana tjetër, teknikisht (nuk e di nëse është dhe taktikisht) shton shanset për pafajsi. Herët a vonë akuzat pa prova bien. Dmth e vetmja gjë që kam kuptuar nga aq sa shkruhet në media është hobby i Sajmirit për lundrimin në det me mjetin e tij dhe, Habilajt janë kushërinjtë e tij. Të dyja këto elementë Sajmiri u kujdes ti fshihte para publikut por jo para hetimit. Por ja tani që u zbuluan si lidhet kjo me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës?!!!

Po me shpërdorimin e detyrës?! Si është e mundur që nuk qenka hetuar çështja e fikjes së radarëve? Po emaili i policit për prokurorin?! Pra ka shumë boshllëqe të mëdha hetimi. E kuptoj fort mirë dëshirën e disave që Sajmiri të dënohet, por ky është emocion, shkumë, dëshirë apo qoftë dhe politikë.

E kuptoj gjithashtu se sjellja politike e vetë Sajmirit ka prodhuar jo pak viktima, që sot kanë të gjithë të drejtë të kërkojnë shpagim. Por Sajmiri nuk po gjykohet për produktin e punës së tij si ministër. Gjykimin politik njerëzit e bëjnë me votë, jo me gjykatë. Në shoqërinë me shtet ligjor duhen PROVA. Kjo vlen si për Sajmirin ashtu edhe për armiqtë e tij. Gjykimet e dënimet e nxitura nga emocione turmash, deklarime politike apo edhe diplomatike janë të PAPRANUESHME!

Duhet të instistojmë gjer në dhimbje që drejtësia të funksionojë ftohtë, e pa ndikuar nga këto emocione dhe pa urdhëra. Ky është i vetmi standart. Kjo llogjikë duhet pranuar pa kushte, në radhë të parë ndaj atij që nuk e ke qejf. Përndryshe, rritja e presionit për gjykime në emër të turmës, apo teorisë së të bërit shembull por pa prova, është shumë shumë e rrezikshme. Me këtë variant i gjithë populli është “i pandehur”. Të gjithë mund të dënohen për inat apo qejf të dikujt tjetër. Por kjo nuk është më shoqëri demokratike!!! Sa më takon nuk e kam pranuar e refuzoj ta pranoj këtë sjellje tërësisht anti shtet, anti-drejtësi e anti- demokraci.

Pak kohë më parë kur ishte ende ministër, Manjani hodhi akuza për kanabizimin e vendit dhe tha që të ndërhynte ushtria. Ndërkohë që Tahiri në atë kohë është përgjigjur duke thënë se zgjidhja nuk bëhej në konferenca për mediat, por duke marrë masa konkrete.

Ditën e djeshme pas 7 orësh, shtyhet gjyqi për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin. Gjykata vendos për fatin e tij më 19 shtator. Nga ana tjetër, Prokuroria ka dhënë pretencën për të. Organi i akuzës kërkon 12 vite burg, që e konvertuar nga “gjykimi i shkurtuar”, ulet në 8 vite burg. Të njëjtën pretencë kanë dhënë edhe për ish-kryepolicin e Vlorës, Jaeld Çela.

Gjatë seancës, Tahiri u mbrojt vetë në gjykatë duke mohuar tre akuzat e organit të akuzës. Ai akuzohet se ka kryer veprat penale ‘Trafikimi i narkotikëve’, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, ‘Grup i strukturuar kriminal’ dhe ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal’ parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4/ dhe 333/a/2 të Kodit Penal.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gjyqi kunder tahirit saimir tahiri ylli manjani gjyqi kunder tahirit saimir tahiri ylli manjani

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni