Politike

Në gjendje të rëndë, kandidati socialist për deputet sillet me helikopter në QSUT, Melaim Damzin: Bëra disa ekzaminime të hollësishme

Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Kukësit, Melaim Damzi është sjellë në Tiranë me helikopter për shkak të gjendjes së tij jo të mirë shëndetësore, por nuk dihet se çfarë i ka shkaktuar komplikacione në shëndet socialistit.
Featured image of article: Në gjendje të rëndë, kandidati socialist për deputet sillet me helikopter në QSUT, Melaim Damzin: Bëra disa ekzaminime të hollësishme Melaim Damzi

TIRANË- Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Kukësit, Melaim Damzi është transportuar me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Mësohet se Damzi është sjellë në Tiranë me helikopter për shkak të gjendjes së tij jo të mirë shëndetësore, por nuk dihet se çfarë i ka shkaktuar komplikacione në shëndet socialistit. 

Vetë kandidati për deputet ka reaguar lidhur me rastin duke sqaruar se kishte shkuar në QSUT për disa ekzaminime të hollësishme, por tashmë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Mirmbrema te gjitheve, duke ju referuar lajmit te bere publik ju bej me dije , se diten e sotme kam kaluar disa probleme shendetesore , ku me eshte dashur per te bere disa ekzaminime me te hollesishme prane QSUT Tirane. Ne keto momente gjendja ime shendetesore paraqitet e stabilizuar. Duke falenderuar nga zemra,”- shprehet Melaim Damzi.

Damzi është mjek në profesion dhe renditet i katërti në listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste në qarkun e Kukësit. 

(k.m/dosja.al)

2 Komente në “Në gjendje të rëndë, kandidati socialist për deputet sillet me helikopter në QSUT, Melaim Damzin: Bëra disa ekzaminime të hollësishme

  1. Zoti te sheroft sa me shpejt

  2. Ore mos eshte i Dibres dhe e keni bere gabim, o giornalisti 😊😊

Shto Koment