Sport

Në fundjavë nis futbolli shqiptar, FSHF sqaron për Superioren

Sektori i Garave në FSHF i ka nisur njoftimet klubeve dhe po kryen përgatitjen e nevojshme për këtë rifillim
Featured image of article: Në fundjavë nis futbolli shqiptar, FSHF sqaron për Superioren Foto Ilustruese

SHQIPËRI-Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se këtë fundjavë do të nisë edicioni i ri futbollistik 2020/2021 në Kategorinë e Parë, Kategorinë e Dytë dhe në të gjitha nivelet e moshave.

Sektori i Garave në FSHF i ka nisur njoftimet klubeve dhe po kryen përgatitjen e nevojshme për këtë rifillim. Sa i përket Kategorisë Superiore, ashtu siç është njoftuar edhe nga Liga Profesioniste e Futbollit, vendimi do të merret në mbledhjen që presidentët e klubeve do të zhvillojnë sipas programit ditën e premte.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment