Rajoni

Në frontin e parë të luftës kundër Covid-19/ Doktori publikon foton, tregon çfarë i dhanë për të ngrënë në Klinikën Infektive

FOTO
Në mediat kosovare është bërë virale një foto e publikuar nga një mjek i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ku shihet edhe darka që i është shërbyer në punë.
Featured image of article: Në frontin e parë të luftës kundër Covid-19/ Doktori publikon foton, tregon çfarë i dhanë për të ngrënë në Klinikën Infektive Foto ilustruese

PRISHTINË–  Kosova është një prej vendeve të prekura nga koronavirusi, ku ditë pas dite rastet e reja janë shtuar, duke bërë që situata e Covid-19 të mos qetësohet ende.

E  sigurisht përveç të sëmurëve që po përballen me këtë sëmundje të rëndë, janë mjekët në frontin e parë të kësaj lufte të ashpër që duhet të kujdesen e të kurojnë të gjithë pacientët me Covid-19.

Së fundmi një mediat vendase është bërë virale një foto e publikuar nga një mjek i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ku shihet edhe darka që i është shërbyer në punë.

Darka per mjekun kosovar.

Në foto vihet re se darka që i është dhënë mjekut është vetëm  vetëm një copë me mish viçi, një copë djathë dhe një kos, me të cilat mjeku duhet  të kalojë gjithë natën duke u shërbyer të sëmurëve me koronavirus.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Një turp për arautoritetet e Klinikës Infektive në Kosovë, që tallen me mjekët që po sakrifikojnë veten e tyre për t’u shërbyer pacientëve të infektuar me COVID-19.”– shkruan më tej gazeta.

Ndër të tjera thuhet se cilësia e ushqimit në QKUK ka qenë një prej problemeve që është raportuar shumë herë, por asnjë masë nuk është marrë.

A.C/Dosja.al

Shto Koment