Showbiz

Në festën e bebit të Sarës, Lori Hoxha bën deklaratën e fortë, të cilën e fshiu me shpejtësi (FOTO)

Lori Hoxha është penduar pasi ka postuar një foto me një mbishkrim që nuk shkonte, në ditën e festës së bebit që po vjen në jetë, të motrës së saj.
Featured image of article: Në festën e bebit të Sarës, Lori Hoxha bën deklaratën e fortë, të cilën e fshiu me shpejtësi (FOTO) Trashëgimtaret e Top Medias, Sara Hoxha dhe Lori Hoxha.

TIRANË– Ditën e djeshme, Sara Hoxha ka ndarë foto nga babyshoëer-i që i ka organizuar djalit të saj të dytë, që pritet të vijë së shpejti në jetë.

“Në mes të gjithë panikut, këtë fundjavë pata babyshoëer-in më të veçantë për fëmijën me të afërmit  dhe me të dashurit e mi”- shkruan Sara Hoxha në rrjete sociale.

Postimi i Sara Hoxhës në rrjete sociale.

Por, ndërsa Sara shpërndan fotot dhe shpreh më në fund gëzimin pas panikut që e kishte përfshirë në këtë shtatzëni, Lori Hoxha poston një shkrim që mori kritika në rrjete sociale.

“Gjëja që pëlqej më shumë tek vetja është që nuk jam shtatzënë,”- është shprehur Lori Hoxha.

Postimi i Lori Hoxhëd që u fshi më pas.

Sigurisht që ky shkrim binte ndesh edhe me të motrën e cila është në pritje të ëmbël dhe së shpejti do të bëhet nënë për herë të dytë. Pak minuta pasi e ka postuar, Lori Hoxha ka vendosur ta fshijë me shpejtësi postimin.

(R.L/Dosja.al)

Shto Koment