Showbiz

Në dy vite karrierë, Arta Elezaj nga aktore e “varfër“ në filmin “O sa mirë” me veshjet më të shtrenjta

Në fotot që ajo ka postuar në  llogarinë e saj të Istagramit është parë që vishet me rroba të markave më të njohura në botë.
Featured image of article: Në dy vite karrierë, Arta Elezaj nga aktore e “varfër“ në filmin “O sa mirë” me veshjet më të shtrenjta Arta Elezaj

KOSOVË- Arta Elezaj, aktorja ksosovare që ka marrë pjesë në filmin “O sa mirë”, ka treguar përmes rrjeteve sociale se ka shijuar në maksimum pushimet gjatë kësaj vere, në vende të ndryshme të botës.

Në fotot që ajo ka postuar në  llogarinë e saj të Istagramit është parë që vishet me rroba të markave më të njohura në botë.

Normalisht edhe pushimet e saj luksoze tregojnë se kanë kushtuar vërtet shumë.

Kjo është jeta e Arta Elezaj e cila është njohur nga publiku me karakterin Xhakarta në serialin “O sa mirë”.

Në një nga fotot që aktorja ka postuar në Instastory bie në sy një xhaketë e markës “Burberry” , ku mbi foto ajo shkruan  “Mezi pres ta vesh”.

Por po të kërkosh për çmimin real të kësaj xhakete ndoshta do të çuditeni, por ja që ajo kushton rreth 1037 dollarë ose ndryshe 941 euro.

Megjithatë nuk është kjo hera e parë që shohim  se Elezaj vishet kaq shtrenjtë, pasi në çdo foto që ajo ka postuar në rrjetet sociale tregohet qartë se ka një garderobë me veshje mjkaftë të shtrenjta.

Gjithsesi edhe pse veshjet e saj janë pothuajse të njëjta me ato të  modeleve të njohura në botë që kanë të ardhura marramendëse, për aktoren  nag Kosova nuk dihet sesi mund ta menaxhojë një jetesë kaq të shtrenjtë.

Po të bësh nëj xhiro nga Instagrami i aktores do të shohësh vetëm rroba të markave të njohura, ku ky ndryshim ka ardhur në vetëm dy vite karrierë të Artës duke u bërë kështu një prej personazheve që vishen shtrenjtë.

A.C/Dosja.al

Shto Koment