Politike

‘Ne do bëjmë ato që bëjnë vendet anëtare’/ Basha i qeshur: Unë jam me Tironën, nëse ka një mos marrëveshje në familjen time mes babë e bir është për futbollin

VIDEO
Kryedemokrati bëri të ditur se është tifoz i Bayern e se kjo i ka sjellë dhe mos marrëveshje në familjen e tij, më së shumti më të atin.
Featured image of article: ‘Ne do bëjmë ato që bëjnë vendet anëtare’/ Basha i qeshur: Unë jam me Tironën, nëse ka një mos marrëveshje në familjen time mes babë e bir është për futbollin Lulzim Basha

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha teksa ishte rrugës për në Kavajë bëri të ditur se partia e tij do të bëjë atë që vendet e tjera anëtarë të BE bëjnë për qytetarët e tyre. Ndërkohë ai gjithashtu u pyet në lidhje me futbollin, si dhe me cilën skuadër është tifoz. Kryedemokrati bëri të ditur se është tifoz i Bayern e se kjo i ka sjellë dhe mos marrëveshje në familjen e tij, më së shumti më të atin.


BISEDA:

Basha: Do të bëjme atë që bëjnë vendet anëtare, suvencionojmë, do të ulim kostot, këtë bën Maqedonia, këtë bën Kosova. hapi i parë do të jetë një skemë suvencionimesh dhe një skemë prej 100 milionë eurosh në vit. Do të bëjmë të mundur që dhe Shqipëria të ecë në haopa të sigurtë, mbështetje direkte për fermerin. Ta kthejë fermerin shqiptar në një sipërmarrje. Djersën e tyre ta derdhin në vendin e tyre.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pyetje: Me kë skuadër futbolli jeni?

Basha: Me Tironën, me Bayern Munich. Nga skuadrat ndërkombëtare, me Holandën është babai dhe unë jam me Gjermaninë, nëse ka një mos marrëveshje në familje mes babë e bir është kjo.

(A.B)/Dosja.al

Etiketa:

Shto Koment