Bota

‘Ne jemi fajtor të gjithë në këtë situatë’, Fauci thotë se bota ka dështuar me Indinë ndërsa rastet e Covidit rriten

Fauci tha se situata në Indi kishte nxjerrë në pah pabarazinë globale.
Featured image of article: ‘Ne jemi fajtor të gjithë në këtë situatë’, Fauci thotë se bota ka dështuar me Indinë ndërsa rastet e Covidit rriten Dr Fauci

SHBA– Anthony Fauci, këshilltari kryesor mjekësor i Shtëpisë së Bardhë, ka thënë se vendet nuk kanë arritur të bashkohen për të siguruar një përgjigje adekuate globale për të parandaluar shpërthimin “tragjik” të koronavirusit në Indi dhe veçoi vendet e pasura për dështimin për të siguruar një qasje të barabartë në kujdesin shëndetësor përreth botës.

Fauci tha se situata në Indi kishte nxjerrë në pah pabarazinë globale.

E vetmja mënyrë që ju do t’i përgjigjeni në mënyrë adekuate një pandemie globale është duke pasur një përgjigje globale, dhe një përgjigje globale do të thotë drejtësi në të gjithë botën. Dhe kjo është diçka që, për fat të keq, nuk është arritur. Shpesh kur keni sëmundje në të cilat ka një sasi të kufizuar të ndërhyrjes, qoftë terapeutike apo parandaluese, kjo është diçka që të gjithë vendet që janë relativisht vende të pasura ose vendet që kanë të ardhura më të larta duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje. “-tha Fauci.

Sipas Guardian, Fauci tha ndërsa OBSH po përpiqej të përshpejtojë mbështetjen për Indinë përmes iniciativës Covax, një program global që synon të sigurojë që vendet më në nevojë të kenë qasje në vaksina dhe trajtime të tjera – “ne duhet të bëjmë edhe më shumë se kaq”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Shtetet e Bashkuara me të vërtetë kanë ringjallur aktivitetin e tyre për të ndihmuar Indinë … ne po dërgojmë oksigjen, remdesivir, pajisje personale mbrojtëse, një larmi ilaçesh të tjera dhe së shpejti do të dërgojmë vaksina për t’ju ndihmuar”,– tha ai.

India regjistroi 360,960 raste të reja në 24 orët në mëngjesin e së Mërkurës sipas të dhënave të ministrisë së shëndetësisë, një tjetër rekord i ri ditor global. Ministria gjithashtu tha se numri i përgjithshëm i viktimave të Indisë kishte kaluar 200,000 për të arritur në 201,187.

Azhornimi më i fundit epidemiologjik nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) lëshuar të Martën tha se rastet Covid-19 u rritën globalisht për javën e nëntë radhazi, me gati 5.7 milion raste të reja të raportuara. India përbën shumicën e rasteve, me 2,172,063 raste të reja të raportuara gjatë javës së kaluar, një rritje prej 52%.

(d.a/dosja.al)

Shto Koment