Politike

“Në datën 19 dita do lind përsëri”, Rama: S’shkojmë në zgjedhje po nuk u hapën negociatat (VD)

Rama ka thënë se nuk ka pse të shkoj vendi në zgjedhje të parakohshme pasi i ka përmbushur të gjithë detyrat për procesin.

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është treguar sot i qartë së nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme dhe nëse nuk hapen negociatat nesër.

I ftuar në emisionin “Open”, Rama ka thënë se nuk ka pse të shkoj vendi në zgjedhje të parakohshme pasi i ka përmbushur të gjithë detyrat për procesin.

Nëse nuk happen negociatat do shkoni në zgjedhje të parakohshme?

Maqedonia e Veriut ka ndryshuar emrin, ka bërë një gjë për ata. Ne jo vetëm nuk do shkojmë neë zgjedhje të parakoshme po do vijojnë punën përpara. Në datën 19 dita do lind përsëri dhe ne do vijojmë punën, pasi ne vijojmë punën për vete dhe jo për ata. Ne nuk shkojmë në zgjedhje të parakohshmë pasi nuk i kemi lënë asgjë mangut këtij procesi. Zgjidhja e konfliktit mes Dashit dhe Nardit, nuk mund të zgjidh problemin Merkel-Macron.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment