Dikur

Në Champs-Elysées, ka dalë në shitje limuzina amerikane e Esat Pashës. Shumë blerës janë në garë.

“Le Figaro” ka botuar, të enjten e 29 korrikut 1920, në ballinë, një shkrim në lidhje me vënien në shitje të limuzinës së Esat Pashë Toptanit në Paris, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Featured image of article: Në Champs-Elysées, ka dalë në shitje limuzina amerikane e Esat Pashës. Shumë blerës janë në garë. Esat Pasha

Makina e Esat Pashës

Sot, do të dalë në shitje, në një garazh (dyqan) të madh në Champs-Elysées, limuzina madhështore që Esat Pasha përdori gjatë gjithë kohës që jetoi në Paris.

Është një makinë e shkëlqyer amerikane, gjashtë cilindra, njëqind kuaj fuqi. Është vënë shitje për pesëdhjetë mijë franga. Do të arrijë, siç duket, njëqind mijë franga, sepse shumë blerës janë në garë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mos vallë është kjo për shkak të personalitetit të ish-pronarit të saj, apo sepse makina është – të paktën, thuhet, – një automobil me një cilësi të jashtëzakonshme ?

Kështu kalon lavdia e botës.

Marrë nga Darsiani.com 

 

Shto Koment