Aktualitet

Në burg për vrasjen e studentes greke në Rodos, shqiptari thyen heshtjen nga qelia

Shqiptari Aleksandër Luca ka thyer heshtjen duke folur për herë të parë për vrasjen e studentes 21-vjeçare, Eleni Tofaloudi në ishullin e Rodosit.
Featured image of article: Në burg për vrasjen e studentes greke në Rodos, shqiptari thyen heshtjen nga qelia Shqiptari i akuzuar për vrasjen në Rodos, Aleksandër Luca

GREQI – 19-vjeçari shqiptar, Aleksandër Luca ka thyer heshtjen duke folur për herë të parë për vrasjen e studentes 21-vjeçare, Eleni Tofaloudi në Rodos.

I pyetur se çfarë mendon lidhur me deklaratat e shokut të tij gre, Luca iu përgjigj se nuk i interesonte të komentonte të tilla gjëra.

“Unë nuk e di dhe mua nuk më intereson se çfarë thotë greku. Unë kam një avokat”.

Babai i vajzës ka deklaruar se ata kanë vepruar bashkë dhe kjo nuk ka më asnjë dyshim.

“E vërteta është e qartë për ne. Ata vepruan bashkë. Tani ju doni të provoni se cili prej tyre e goditi me shufër metalike dhe cili e hodhi atë në det,” ka thënë për mediat greke John Tofaloudi.

Shqiptari akuzohet se ka marrë pjesë në vrasjen e studentes greke në bashkëpunim me një mikun e tij 21-vjeçar. Eleni ishte e dashura e Aleksandër Lucës, por ky i fundit, sipas mediave greke i kërkoi që të kryente marrëdhënie edhe me shokun e tij. Kur hasën në rezistencën e studentes, miku i shqiptarit e qëlloi atë me shufër hekuri në kokë dhe më pas e hodhën atë në det. Ngjarja ndodhi mbrëmjen 27 nëntorit të këtij viti. Nga goditjet, studentes greke i ishte këputur edhe veshi i majtë. Policia greke sqaroi se sipas ekspertizës vajza kishte qenë e gjallë kur u hodh në det.

Shto Koment